Panorama Sport (Albania)

Nisin piketimet e para për përforcime­t e merkatos

-

Përfundimi i sezonit futbollist­ik dha një verdikt aspak të këndshëm për Apoloninë. Skuadra fierake zhvilloi një kampionat me oshilacion­e dhe doli shumë shpejt nga objektivat e saj për t'u ngjitur në elitë. Përkundraz­i, në gjysmën e rrugës ajo u rendit në grupin e skuadrave që do të luftonin për mbijetesë. Megjithatë, tashmë gjithçka ka mbetur prapa dhe fieraket po mendojnë për sezonin e ri, ku objektivi i tyre i vetëm do të jetë sërish ngjitja në Kategorinë Superiore. Fierakët kanë një skuadër me lojtarë të rinj, të cilët e kanë shfrytëzua­r sezonin e shkuar për të fituar eksperienc­ë dhe tanimë e njohin mirë lojën e njëri-tjetrit. Edhe pse ka kohë të mjaftueshm­e deri në fillimin e sezonit të ri, stafi i skuadrës u bën apel drejtuesve të klubit që, nëse kanë në plane të përforcojn­ë ekipin aktual për ta bërë sa më kompetitiv, të nisin që në këto momente nga puna. Kjo, për të afruar, dhe në bazë të strategjis­ë që po aplikohet, lojtarët e duhur e cilësorë që të bëjnë diferencën. Një gjë e tillë do të shmangte afrimin në ekip të lojtarëve, të cilët nuk kanë gjetur hapësira në skuadra të tjera dhe më pas bëhen pjesë e fierakëve. Burime pranë klubit kanë bërë me dije se drejtuesit kanë vendosur piketat për sezonin e ri dhe duan që të marrin lojtarë, të cilët do të bëjnë diferencën. Pritet që strategjia të jetë e njëjtë dhe të afrohen ata futbollist­ë që do të jenë në moshë të re. Një gjë e tillë do t'i bëjë fierakët konkurrues dhe në garë për të siguruar një vend në Superiore sezonin e ardhshëm. Mikel Mbriçaj

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania