Panorama Sport (Albania)

Gjimshiti: Në Izrael për fitore, nuk janë më të fortë se ne

-

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, i shoqëruar me një tjetër futbollist nga Lugina e Preshevës, Arbnor Fejzullahu­n e Partizanit, kanë ndjekur derbin shqiptar në Tetovë mes Renovës dhe Shkëndijës ( 2- 2). Mbrojtësi kuqezi do të rikthehet në Kombëtare për dy ndeshjet e ardhshme, pas kartonit të kuq të marrë ndaj Izraelit. Izraeli - Pikërisht për këtë kundërshta­r qendërmbro­jtësi ka besim se nuk është më i fortë sesa skuadra jonë përfaqësue­se. "Për mua personalis­ht do të jetë një ndeshje në të cilën kemi mundësi që t'i kthehemi rrugës së sukseseve, pasi në ndeshjet e fundit nuk kemi pasur rezultate të mira. Me Izraelin humbëm në Shqipëri dhe aty unë mora karton të kuq. Tashmë do të shkojmë atje dhe duam të kthehemi me fitore, pasi mendoj se Izraeli nuk është më i fortë se ne", shprehet me optimizëm mbrojtësi kuqezi për "Gazeta Lajm" në Maqedoni. E ardhmja - Gjimshiti, i cili gjatë këtij sezoni luajti për Avelinon në Serinë B, është shprehur i kënaqur që me këtë skuadër siguroi mbijetesën, ndërkohë që nuk ka dhënë një përgjigje të qartë nëse do të rikthehet te Atalanta, e cila zotëron kartonin e tij. "Jemi shumë të kënaqur, sepse në fund ia kemi arritur qëllimit të mos biem nga liga, edhe pse kemi pasur disa probleme, ku na i kanë hequr tri pikë për një problem që ka pasur skuadra para tre vitesh. Mendoj se në fund gjithçka doli mirë. E ardhmja? Nuk dihet ende. Kam kontratë me Atalantën, por nuk e di se çfarë do të ndodhë. Të shohim se si do të rrjedhin bisedimet me drejtuesit e saj për rikthimin tim atje", ka deklaruar Gjimshiti.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania