Panorama Sport (Albania)

Zidan i frikësohet Dibalës

“Luajta 5 vite te Juventusi, sfida e Kardifit do të jetë speciale për mua”

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Zinedin Zidan nuk lodhet së përsëritur­i: "Nuk ka favoritë për këtë finale". Është kjo bindja e trajnerit të Realit të Madridit në ditën e dedikuar medias në qendrën stërvitore të "Valdebebas". Francezi është shumë i kënaqur nga forma fizike me të cilën skuadra e tij do të paraqitet në Kardif më 3 qershor dhe pret të bëjë një paraqitje të denjë. "Fizikisht jemi në topformë, por edhe përqendrim­i është shumë i lartë. Bejl është i rikuperuar, por nuk mund t'u them nëse do të luajë ai apo Isko nga minuta e parë".

Si shkon Reali i Madridit në Kardif, cila është gjendja juaj?

Kemi punuar mirë gjithë vitin. Kemi vetëbesim, por mbi të gjitha forma fizike është maksimale. Mungojnë vetëm katër ditë, katër stërvitje nga ajo finale dhe duam që të arrijmë objektivin për të cilin kemi punuar një sezon të tërë, të ngremë trofeun.

Në rast humbjeje, sezoni do të ishte gjithsesi pozitiv, apo jo?

Më e rëndësishm­ja është të japësh 100 përqindësh­in. Gjatë gjithë sezonit kemi dhënë maksimumin, me profesiona­lizëm maksimal dhe duhet të jemi të lumtur për këtë. Kemi një finale të fundit për të luajtur dhe do të provojmë me të gjitha armët tona për të ngritur trofeun.

Reali ka shënuar shumë gola në këtë Champions... Ka besim në pritje të finales?

Pikërisht, është një finale, një ndeshje që zeron gjithçka ke bërë më parë. I sigurt është fakti se po e përgatisim në mënyrën më të mirë. Do të jetë një ndeshje interesant­e, sepse

përballë do të jenë Juvja dhe Reali, dy skuadrat që e merituan më shumë se kushdo tjetër.

Një finale kërkon një përgatitje speciale?

Jo, është vetëm ndeshja e fundit e një sezoni, por nga aspekti i stërvitjes nuk është ndryshe nga të tjerat. Pa dyshim

që bëhet fjalë për Championsi­n dhe kjo e bën ndeshjen më të rëndësishm­e të vitit, por po përgatitem­i siç kemi bërë për çdo ndeshje që kemi luajtur deri më sot.

Nëse Juventusi luan me 3 apo 4 lojtarë në vijën mbrojtëse ndryshon diçka për Realin?

Nuk ndryshon shumë. Ata janë një skuadër solide, luajnë me 3 apo me 4 në mbrojtje, me Alveshin në prapavijë apo të avancuar... Nuk ndryshon asgjë. Juventusi ka treguar se di të luajë në shumë dhe në të gjitha mënyrat. Ajo që unë po mendoj, është vetëm

mënyra sesi mund t'i vëmë në vështirësi ata.

Rezultati i Kardifit mund të ndryshojë planet tuaja të ardhshme si trajneri i Realit?

Unë di që kam edhe një tjetër vit kontratë dhe dua të qëndroj këtu. Natyrisht që gjithçka varet nga paraqitjet dhe rezultati, por me sa shoh unë, klubi duket i kënaqur nga puna që kam bërë, por nuk dua të mendoj shumë për të ardhshme. E ardhmja ime është të shtunën, finalja e Kardifit.

Sa ju peshon të luani një finale? Ka më shumë presion?

Presioni dallohet më

shumë, por është pikërisht kjo që u pëlqen kampionëve kur luajnë në finale. Futbolli pa presion nuk të ekzalton.

Cili është lojtari i Juves që ju frikëson më shumë? Dibala ndoshta?

Kanë shumë lojtarë të zotë, por Dibala është më i zoti. Gjithsesi, nuk mund të nënvlerëso­hen Higuain, Alvesh, e të tjerë...

Do ta stërvitnit Juven në një të ardhme?

Unë jam te Reali dhe mendoj çfarë duhet të bëj këtu. Te Juventusi kam luajtur 5 vite, kam kujtime të bukura dhe kjo e bën një finale speciale

për mua.

Është Juventusi, skuadra më e vështirë për t'u përballur? Çfarë cilësish kanë të forta italianët?

Thonë që Juventusi mbron më mirë se Realin dhe ne sulmojmë më mirë se ata. Nuk ka shumë diferenca mes dy finalistev­e. Këto janë vetëm gjykime shifrash, por për mua finalja do të jetë 50 me 50.

Në fazën finale të kompeticio­nit nuk donit ta kishit përballë Juven. Kjo ishte çështje besëtytnie apo sepse është e vështirë për t'u mundur?

Jo, zgjodha kot një emër për t'iu përgjigjur pyetjeve tuaja...

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania