Panorama Sport (Albania)

Dibala s’e refuzon Realin: Të shohim në të ardhmen

-

Ka vetëm pak ditë që ka rinovuar kontratën me Juventusin deri në vitin 2022, por e ardhmja e Paulo Dibalës nuk është aspak e sigurt. Sulmuesi argjentina­s, i ashtuquajt­ur "Mesi i ri" është në vëmendjen e të gjitha klubeve të mëdha, me Realin e Madridit dhe Barcelonën në krye të listës, të ndjekur nga Bajerni i Mynihut dhe dy Mançesterë­t. Por duke parë statusin e këtyre klubeve, pa dyshim që në krye të preferencë­s së çdo lojtari qëndron gjithmonë klubi më i madh dhe ndoshta më "elegant" në botë, Reali i Madridit, të cilit Paulo Dibala nuk ia ka mbyllur dyert, duke trembu jo pak bardhezinj­të italianë. "Një e ardhme te Reali i Madridit? Pse jo, të shohim çfarë do të ndodhë në të ardhmen, - nënvizon 23-vjeçari për televizion­in spanjoll 'El Chiringuit­o'. - Gjithsesi, në këtë moment nuk dua të mendoj për asgjë tjetër përveçse për Juventusin dhe mbi të gjitha për finalen e Ligës së Kampioneve me Realin e Madridit, e cila duhet fituar me çdo kusht". Përveçse me rinovimin edhe për pesë vite të tjera, numri 21 i skuadrës torineze përfitoi edhe një rritje page, e cila do të prekë lehtësisht 7 milionë eurot sezonale, shifër kjo që e bën lojtarin e dytë më të paguar pas Gonzalo Higuainit, me 7.5 milionë euro neto në vit. Por të tilla shifra janë paga "normale" për ekipet që janë vënë në ndjekje të Paulo Dibalës, prandaj Reali i Madridit dhe gjithë të tjerat që e duan janë gati që ta joshin duke i ofruar të paktën dyfishin e asaj që përfiton te Juventusi dhe në të tilla shifra situata bëhet e rrezikshme.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania