Panorama Sport (Albania)

"Bëj tifo për Realin, por Bufon e meriton Champions-in"

-

Iker Kasijas është 36 vjeç, por vazhdon të jetë aktiv në botën e futbollit dhe ka plane për të ardhmen. Gardiani i Portos vazhdon të jetë një objektiv në merkato nga klubet e tjera dhe ditën e djeshme u raportua një interesim i PSG-së. Francezët e shikojnë si një ikonë që mund t'i shtojë eksperienc­ë dhe lavdi fanellës së tyre, ndërsa vetë spanjolli nuk preferon që të zbulojë detaje nga planet e tij. Gjithsesi, në një intervistë për "Gazzetta dello sport", ai ka folur për finalen e Champions-it, ku përballë do jetë Reali i tij dhe një nga miqtë e mirë që ka pasur, Xhanluixhi Bufon... FINALJA - "Ka për të qenë një ndeshje e ekuilibrua­r. Juventusi ka qenë gjithnjë shumë i fortë në mbrojtje, por tani e ka rritur ndjeshëm cilësinë edhe në sulm. Me Gonzalo Higuain, Paolo Dibala dhe Mario Manxukiç kanë një repart të avancuar shumë të rrezikshëm. Nga ana tjetër, edhe Reali është shumë i fortë në sulm, me një Ronaldo të jashtëzako­nshëm si gjithnjë. Gjithsesi, më duhet të theksoj se në prapavijë, madrilenët nuk janë të pathyeshëm. Të paktën, Juventusi është më kompakt se ata. Gjithsesi, në bilancin e përgjithsh­ëm, shanset do t'i ndaja 50- 50".

BUFON - "Nëse përballë nuk do kishte Realin, do uroja me gjithë zemër që ta fitonte atë Ligën e Kampioneve pasi e meriton. Pa diskutim që unë do bëj tifo për madrilenët, por mendoj se për karrierën që ka pasur, Xhixhi i takon patjetër një Champions. Ka fituar pothuajse gjithçka dhe i mungon vetëm një trofe, i cili ka një peshë të madhe. Ka bërë një sezon të shkëlqyer dhe është sërish në finale. Për ne "pleqtë", si unë apo Peter Çeh, është diçka pozitive. Xhixhi ka treguar se mund të bësh diferencën edhe në moshën 39-vjeçare. Mbase duhet të fitojë edhe 'Topin e Artë', edhe pse për portierët ka qenë shumë e komplikuar", u shpreh Iker Kasijas. Në finalen e Kardifit, ai do jetë në tribunën kryesore, i ftuar nga klubi i Realit të Madridit, por, me sa duket, kushdo që ta fitojë, nuk ka për të bërë diferencë të madhe tek ish-kapiteni i merengesve.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania