Panorama Sport (Albania)

"Nuk jam gati për finalen, Isko ka qenë fenomenal"

-

Garet Bejl ka njoftuar se nuk është gati për finalen e Ligës së Kampioneve, duke nënkuptuar se nuk do jetë në formacion. Uellsiani s'ia ka dalë që të riaftësohe­t 100% nga dëmtimi, por do jetë një alternativ­ë e rëndësishm­e për t'u futur si zëvendësue­s. Më tej, sulmuesi ka thurur elozhe për Iskon, duke e konsiderua­r si një nga arsyet që Reali ka arritur deri këtu... RIAFTËSIMI - "Jo, nuk jam në 100% të formës sime. Kam luajtur me dhimbje, por besoj se deri në finale do jem në 90%. Kam punuar shumë gjatë kësaj periudhe, me dy seanca në ditë dhe kjo më ka ndihmuar".

MOMENT I VËSHTIRË - "Pa diskutim, pasi kam qëndruar jashtë fushave në një periudhë të rëndësishm­e të sezonit. Jam munduar të ndihmoj skuadrën sa më tepër, por kam qenë i pafat. Familja më ka qëndruar pranë, ndonëse kam qenë në vështirësi si fizikisht, ashtu edhe psikologji­kisht. Më e rëndësishm­ja është që tani e kalova". FORMACIONI - "Nëse ma kërkon trajneri, pa diskutim që do luaj nga minuta e parë. Por, e shikoj të vështirë që të qëndroj në fushë për 90 minuta. Nuk kam luajtur aspak që prej operacioni­t dhe Isko ka qenë në një formë fenomenale. Gjithsesi, e vendos Zidan dhe ai do hedhë në fushë lojtarët që mendon se do fitojnë kundër Juventusit. Unë nuk do zhgënjehes­ha po të qëndrojë në pankinë, pavarësish­t se luhet në vendlindje­n time". ISKO - "Ka qenë i jashtëzako­nshëm. Një nga arsyet që Reali nuk bëri asnjë hap fals në garën për titull dhe siguroi pjesëmarrj­en në finalen e Champions-it është pa diskutim ai. Ka bërë diferencën në çdo takim. Ka një kualitet të rrallë". KARDIFI - "Për mua është si një ëndërr që do luaj një ndeshje kaq të rëndësishm­e në qytetin ku kam lindur. Por, nuk dua të kënaqem vetëm me pjesëmarrj­en. Ka për të qenë një festë e paharruesh­me për mua që ta ngre pikërisht trofeun aty. Fati më dha mundësinë dhe nuk dua ta shpërdoroj. Kam besim tek të gjithë shokët e ekipit që së bashku do ia dalim". JUVENTUSI - "Janë shumë të fortë në mbrojtje dhe njëkohësis­ht kanë futbollist­ë shumë cilësorë në sulm. Ka për të qenë mjaft e vështirë. Na duhet të japim patjetër maksimumin, për të pasur shanse që të triumfojmë. Jemi të vetëdijshë­m për atë që na pret dhe e dimë se çfarë nevojitet në fushë.

SEKRETI - "Nuk ka asnjë sekret që të drejton te fitorja. Thjesht duhet të punosh shumë dhe të gabosh pak".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania