Panorama Sport (Albania)

“Zonja”, më e freskët se Reali

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Finalja e Ligës së Kampionëve është një ndeshje që vendoset nga detajet dhe sigurisht që njëri prej tyre mund të jetë freskia e të dyja ekipeve që zbresin në fushën e lojës. Nëse do të ishte faktori i vetëm që përcaktont­e këtë ndeshje, sigurisht që do të triumfonte Juventusi. Kjo për faktin se Masimilian­o Alegri ka arritur të bëjë rrotacione­t në mënyrë perfekte dhe ka arritur të ndërtojë një ekip, ku mund të luajnë të gjithë. Pavarësish­t faktit se bardhezinj­të kanë qenë të detyruar të luajnë më shumë ndeshje në Kupë, Reali ka qenë i impenjuar në Botërorin e Klubeve dhe në Superkupën e Europës. Në total, lojtarët e Juventusit kanë arritur të grumbulloj­në 471 ndeshje, të përkthyera në minuta: 36.905. Ndërkohë, "galaktikët" e Realit të Madridit kanë 468 ndeshje, të cilat në minuta përkthehen 38.069. Diferenca është 1.164 minuta, por interesant është fakti që lojtari më i aktivizuar nga të dyja skuadrat është sulmuesi i Juventusit, Gonzalo Higuain, i cili gjatë këtij viti ka akumuluar 4396 minuta duke qenë një nga liderët e skuadrës bardhezi drejt triumfeve në kampionat dhe Kupë. Në radhët e Realit të Madridit, futbollist­i më i aktivizuar është Toni Kros. Ylli gjerman numëron 4081 minuta të luajtura gjatë këtij sezoni, ndërsa pas tij renditet Ronaldo me 4.36 minuta të luajtura. Sekreti më i madh i Juventusit është aktivizimi i mbrojtësve si Benatia, Azamoah dhe Lihshtajne­r në Serinë A, ndërkohë që Zidan shpeshherë ka qenë i detyruar të luajë me të njëjtët futbollist­ë për shkak të dëmtimeve që pësuan lojtarët si Bejl, Kros, Modriç. Pavarësish­t se në Spanjë, rrotacioni i Zizusë shihej si një arsye e fitores së titullit, duket se në duelin me Juventusin është i humbur.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania