Panorama Sport (Albania)

“Para blerjes së Interit u konsultova me Berluskoni­n”

-

Masimo Morati dhe Silvio Ber luskoni ishin dy ndër personazhe­t që u vlerësuan me çmimin special "Rosa Camuna". Ish-presidenti i Interit, me t'u ngjitur në plate, foli për eksperienc­ën e tij në krye të klubit zikaltër. "Mund të them se për mua ka qenë një privilegj fakti që kam qenë president i Interit, një aventurë e bukur. Dhe ishte diçka shumë e bukur, sepse në anën tjetër të qytetit ishte një tjetër person (i referohet Silvio Berluskoni­t) që kishte shumë kurajë dhe entuziazëm. Madje, përpara se të blija Interin, bëra një bashkëbise­dim të gjatë me Berluskoni­n, të cilin e pyeta se sa kushtonte të menaxhojë një klub. Ai më tha një shifër, e cila fillimisht m'u duk e ekzagjerua­r, por në të vërtetë kishte të drejtë. Kam mbetur i lidhur me Silvion sepse e shihja gjithmonë në të njëjtën situatë me mua, me të njëjtat frikëra dhe me të njëjtën përgjegjës­i pune mbi shpatulla. Fundja, kur merr përsipër një klub, ke për detyrë që të jesh në lartësinë e duhur edhe për ata njerëz që të ndjekin,

jo vetëm në klub, por sidomos për tifozët, aq sa ka pasur raste, kur gjërat nuk shkonin mirë, sa me vete mendoja: 'Çfarë m'u desh mua kjo aventurë?' Gjithsesi, në ato 18 vite që qëndrova në krye të skuadrës, edhe pse kishte momente të vështira, adrenalina që ndjeje gjithmonë të bënte që të përballoje çdo sfidë dhe të punoje gjithmonë e më fort. Largimi nga Interi? Tani standardi është rritur shumë, por kuptova në një moment se edhe cikli im ishte mbyllur. Në fillim gjeta Tohirin, por edhe pse ai e bleu me eufori, hasi në vështirësi, po fatmirësis­ht tani skuadra është në duart e 'Suning', të cilët janë ambiciozë, por të shpresojmë që ata të vazhdojnë me të njëjtën grintë që kanë ardhur".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania