Panorama Sport (Albania)

“Ndarja dhemb ende, Juventus bëj tifo për ty në Europë”

-

‘Dhimbja e ndarjes nga Milani është ende shumë e fortë". Silvio Berluskoni është e vështirë që të anulojë menjëherë të gjitha emocionet që e lidhin me krijesën e tij, ndonëse nga shitja zyrtare te kinezët ka kaluar një muaj. "Kanë qenë vite fantastike. Të shtunën doja të shkoja në ' Milanello' për të përshëndet­ur ekipin, por nuk ia dola, sepse dhimbja që lashë Milanin është ende shumë e fortë, - shpjegon 'Kavalieri', me rastin e dorëzimit të çmimit 'Rosa Camuna'. - Unë mund t'i them vetëm faleminder­it tifozërisë kuqezi. Pa entuziazmi­n e tyre në këto 30 vite, ato suksese të shumta dhe të rëndësishm­e nuk do të kishin qenë të mundur". Ish-numri një i "Djallit", më pas kthehet te motivimet që e detyruan ta shiste. "Kërkova në Milano dhe në Itali biznesmenë të zotët që të merrnin në dorë Milanin, por nuk mora asnjë, zero përgjigje serioze. M'u desh që të shisja klubin, sepse me futjen e sheikëve në futboll vlerat e merkatos u bënë stratosfer­ike. Sot në Itali nuk ka asnjë që mund të duelojë me ata, kështu që me shumë sakrificë m'u desh që të dorëzohesh­a dhe ta shisja".

Forca Juve - Në fund, Silvio Berluskoni bën edhe urimet personale për Juventusin, në pritje të finales së Ligës së Kampioneve. "Si rrjedhojë e edukatës së ushqyer në familje nga babai im, unë gjithmonë kam bërë tifozllëk edhe për Interin kur luante me skuadra të tjera, apo në turnetë europiane, - vazhdon ish-kryeminist­ri italian. - Të njëjtën gjë do të bëj me Juventusin, ndonëse e di se ndonjërit mund t'i vijë keq nga fjalët e mia. Shpresoj dhe u uroj atyre që të mundin Realin e Madridit dhe të fitojnë Championsi­n. Forca Juventus!".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania