Panorama Sport (Albania)

Sabatini: Romës i marr Spaletin dhe Rudigerin

Spaleti: Interi? Tani jam i lirë të kontaktoj me kë të dua

- Përgatiti: ENDRIT REXHO

Valter Sabatini ka bërë një përmbledhj­e të objektivav­e të parë të zikaltërve dhe në mesin e tyre nuk janë vetëm lojtarët. Ai ka konfirmuar se Luçiano Spaleti është njëri nga kandidatët për të marrë drejtimin e zikaltërve, gjithashtu ka shprehur dhe dëshirën për të afruar tek Interi, Frederik Masarën, krahu i djathtë i Sabatinit gjatë kohës që ai ishte drejtor sportiv i Romës. "Luçiano është një trajner që ndodhet në merkato, pasi tashmë e ka konfirmuar largimin e tij, për shkak të arsyeve që vetë ai ka thënë. Ai është njëri nga shumë kandidatët për të marrë drejtimin e pankinës së Interit, por të shohim", ka thënë drejtori teknik i Interit. Më pas, ai ka shprehur dëshirën për të afruar te zikaltrit Frederik Masarën, i cili zëvendësoi për pak kohë Sabatinin pas largimit të këtij të fundit nga Roma. "Ai ka një problem në rinovimin e tij dhe po mendoj seriozisht që ta sjell tek Interi, pasi është një dirigjent shumë i zoti. Edhe Rudiger në Milano? Është një lojtar i shkëlqyer, disa nuk besonin tek aftësitë e tij në fillim, por tashmë e ka treguar se sa vlen. Zikaltrit i pret një verë shumë 'e nxehtë', pasi kanë një merkato plot surpriza përpara, por në fillim duhet të vendosim se cili trajner do t'i bashkohet Interit".

SPALETI "SHKEL" SYRIN - Tashmë është bërë zyrtare: Luçiano Spaleti i ka dhënë lamtumirën Romës. Në konferencë­n për shtyp që ishte vendosur nga klubi, italiani ka "vulosur" largimin e tij nga Roma: "Këtu rrugët tona ndahen. U falënderoj të gjithëve për dashurinë që më keni falur. Interi? Tashmë nuk kam më një kontratë me ndonjë klub, jam një njeri i lirë dhe si i tillë kam të drejtën të flas me cilindo klub që i vlerëson metodat e mia dhe dëshiron të më ketë trajner të ekipit të tij. Mendoj se është shumë normale. Nëse oferta që do më vijë do të më pëlqejë dhe do të më bindë, atëherë do ta pranoj. Në të kundërt nuk do organizoj asgjë. Tashmë i kam marrë disa oferta, të cilat do t'i vlerësoj në qetësi me agjentin dhe familjen time".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania