Panorama Sport (Albania)

Iniesta tremb Barçën: Rinovimi? Duhet të bëj disa vlerësime

-

Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta, pritet të bëhet një nga diskutimet më të rëndësishm­e të merkatos që po vjen. Spanjolli nuk ka rinovuar ende me Barcelonën, me kontratën e tij që skadon vitin e ardhshëm: "Nuk është një problem ekonomik, pasi nuk jam këtu vetëm për të fituar para. Janë disa çështje personale dhe për më shumë duhet të bëj disa vlerësime për sa i përket ofertës së Barcelonës, që në fund të arrij të marr vendimin e duhur për të dy palët. Ndihem shumë mirë dhe i qetë, thjesht duhet të vlerësoj disa ndjenja personale, sportive, si do të jetë viti i ardhshëm, kush lojtar do të blihet. Vetëm diçka dua që të jetë e qartë: Nëse largohem nga Barcelona, nuk do të luaj kurrë kundër tyre. Ëndrra ime është që të mbyll karrierën time me këtë fanellë, por koka dhe zemra më thonë që të bëj disa vlerësime përpara se të marr një vendim". Iniesta më pas mbyll me një batutë mbi trajnerin e ri të Barcelonës, Valverde: "Mënyra se si ai i bën ekipet e tij të luajnë, do t'u pëlqejë shumë tifozëve tanë. Ne kemi mësuar për emërimin e tij vetëm nga ana e mediave, nuk ishim në dijeni të një tratative të mundshme. Ne, lojtarët që kemi më shumë vite këtu, nuk na është kërkuar asnjë mendim për sa i përket këtij emërimi. Nuk besoj se kjo ka ndonjë ndikim te ne, ai është thjesht trajneri (qesh)". Andres Iniesta ka debutuar me Barcelonën në vitin 2002, duke mbledhur në total 412 prezenca ( ku ka shënuar 34 gola) në kampionati­n spanjoll me katalanasi­t. Gjatë këtyre ditëve të fundit është përfolur për një interesim të mundshëm të Juventusit për mesfushori­n spanjoll, që pas kësaj deklarate bëhet akoma më serioz.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania