Panorama Sport (Albania)

Lojtarët, ja sa do t'i kushtojnë bilancit të ardhshëm zikaltër

-

Problemi i "fair play financiar" nuk e ka braktisur ende Interin. Pasi arritën objektivin që të arrinin në -30 milionë euro humbje në qershorin e 2016, zikaltërve u duhet që t'i zerojnë këto humbje brenda datës 30 qershor 2017, që të shmangin gjobën 7 milionë euro të UEFA-s. "Suning", për të arritur këtë objektiv, po mendon të shesë të paktën një lojtar që do t'i sillte një fitim të paktën 30 milionë euro, zikaltërve. Për këtë gjë kanë qarkulluar gjatë këtyre ditëve zëra rreth shitjes së mundshme të Perisiç te Mançester Junajtid, pasi shitja e tij do t'u sillte zikaltërve një fitim prej 30 milionë eurosh. Gjatë ditës së djeshme, "Calcio e Finanaza" ka publikuar një foto, ku tregohet se sa do t'i kushtojnë bilancit zikaltër 26 lojtarët që ndodhen aktualisht në ekip, duke filluar që nga 1 korriku 2017. Nga kjo tabelë shihet qartë, që edhe një shitje e Ranokias (i cili i kushton 1 milion euro bilancit zikaltër) do t'i sillte një fitim goxha të lartë Interit. Ndër lojtarët e tjerë të rëndësishë­m, kostoja e ulët e Banegës dhe Brozoviçit (respektivi­sht 3 dhe 4.2 milionë euro), në rast shitjeje të kësaj dysheje, do t'u jepte mundësinë zikaltërve që të shmangnin shitjen e kroatit Perisiç. E njëjta gjë mund të thuhet dhe për Murijon, vlera neto e të cilit, duke filluar nga data 1 korrik, do të jetë rreth 6 milionë euro. Ndërkohë shihet qartë se çfarë impakti negativ kanë pasur blerjet e Zhoao Marios dhe Gabigol, të cilët së bashku do t'i kushtojnë bilancit të ardhshëm të Interit rreth 60 milionë euro.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania