Panorama Sport (Albania)

Simpson-Karrager ndezin rrjetin, sherr në "Twitter"

-

Kur rrjeti social shndërrohe­t në një fushëbetej­ë. Ka ndodhur mes ish-mbrojtësit të Liverpulit, Xhemi Karrager dhe mbrojtësit të Leiçesteri­t, Deni Simpson. Gjithçka ka nisur marsin e shkuar, kur një thumbim i lojtarit të "dhelprave" vërshëlleu fillimin e "ndeshjes". Ironia - "Cicërimën" e parë e postoi Simpson më 1 mars, pasi Karrager postoi një foto duke xhongluar topin me fanellën e rivalëve të urryer të ish-klubit të tij, Evertonit. "Pa dashur të fyej, por nuk mendoj se do ta shoh kurrë Geri Nevilin që të stërvitet me një fanellë të Sitit". Përgjigjja e ish"reds"-it nuk vonoi: "Ishte më ofensiv sesa vrapi që bëre të hënën?" (iu referua prezantimi­t të mbrojtësit të Leiçesteri­t kundër Liverpulit më 25 shkurt, e cila përfundoi 3- 1 për atëherë kampionët e Anglisë). Dhe lufta nisi.

Unë jam kampion - Simpson reagoi me diplomaci, por edhe me një tjetër shigjetë që i hodhi benzinë debatit: "E respektoj opinionin tënd dhe duke qenë një mbrojtës shoh rezultatet që ke arritur. Por unë kam fituar Premier Ligën, ndërsa ti jo". "A je si ata lojtarët e Mançester Junajtid që mburren se kanë fituar titullin pasi luajnë vetëm 5 ndeshje në sezon?", sulmon Karrager.

E freskët - Të dielën e shkuar, pas gati dy muajve luftë në "Twitter", Karrager poston një foto të tijën me një gjarpër rreth qafës me diciturën: "Më në fund, duart e mia te Dani Simpson". "A je ulur ndonjëherë në sallonin tënd me medaljen e Premier Ligës në qafë?", erdhi përgjigjja. "E ke nxjerrë nga dollapi dhe i ke kërkuar zonjës tuaj që të të bëjë një foto? Është më keq se vathi yt. Dhe faleminder­it që më ndjek", vijoi Karrager. S'ka "fair play" - I nxehur nga përfshirja e gruas në këtë mes, Simpson e godet poshtë brezit: "Foton e ka shkrepur zonja jote. Falënderoj­e nga ana time, sepse unë harrova ta bëj". "Mendoja se ishte një lojë, por ti e bëre personale. Megjithatë, nuk mendoj se ka qenë ajo, nuk ka shenja nxirjeje rreth qafës", është "cicërima" e Karragerit për episodin e shëmtuar të 2015-ës, kur Simpson u dënua pasi rrahu atëherë të fejuarën e tij. Policia ndërhyri pas lajmërimit nga fqinjët dhe tha se e gjeti Simpsonin me duart në fytin e vajzës.

Paqe? - Mesazhi i fundit i publikuar nga Karrager, duke parë përmbajtje­n, duhet t'i ketë dhënë fund luftës: "Kërkoj ndjesë që përfshiva gjëra personale në 'Twitter', nuk është në stilin tim. Por u kaluan caqet. Nuk duhet humbur kurrë autokontro­lli në rrjetet sociale".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania