Panorama Sport (Albania)

Boateng: Kam rrezikuar shëndetin për skuadrën

Mbrojtësi bavarez zbulon sezonin më të vështirë në karrierën e tij: Do të kthehem më i fuqishëm

-

Sezoni 2016-2017 për Zherom Boateng ka nisur dhe ka përfunduar me dëmtime. Në ndeshjen e fundit ndaj Fraiburgut, mbrojtësi bavarez ka pësuar një dëmtim muskulor pas vetëm dhjetë minutash nga fillimi i ndeshjes, duke humbur mundësinë e celebrimit në stadium dhe në Marienplac. "Ky ka qenë sezoni më i vështirë për mua në skuadrën e Bajernit. Pas kampionati­t europian isha në nivelin më të mirë timin, por më pas gjërat ndryshuan shumë shpejt. Dëmtimi në shpatull ka ulur ekstremish­t ritmin e rikuperimi­t, për të cilin m'u nevojitën tre muaj. Tashmë më duhet t'i rikthehem nivelit tim më të mirë në më pak kohë", ka thënë Boateng. Fakti që mbrojtësi ka rrezikuar shëndetin e tij për t'u aktivizuar në ndeshjen çerekfinal­e të Champions ndaj Realit të Madridit, për të ka qenë pjesë e detyrës: "E kam bërë shpesh këtë gjë për klubin, pasi i detyrohem atij", tha gjermani. Të rralla kanë qenë rastet kur 28-vjeçari ka treguar një performanc­ë të lartë. Ai është aktivizuar në 13 ndeshje të Bundesligë­s, 6 sfida të luajtura në Champions dhe dy në Kupën e Gjermanisë. Por bavarezi nuk tërhiqet: "Nga këto performanc­a jo të mira, do të kthehem edhe më fuqishëm. Kjo është pjesë e jetës dhe unë mund ta përballoj. Më e rëndësishm­ja është se di si t'i bëj gjërat edhe më mirë", tha mbrojtësi. Fundi i sezonit mund të kishte qenë edhe më pozitiv për skuadrën bavareze, por për kampionin gjerman ka ende shpresë: "Ne do të donim më shumë tituj, por nuk mund të fitosh gjithmonë dy ose tre prej tyre. Ndonjëherë kjo gjë është edhe më motivuese për të vendosur synime të reja dhe për të sulmuar sërish", tha Boateng. Pas largimit të Ksabi Alonsos dhe Filip Lahmit, mbrojtësi 28- vjeçar mendon se krerët e klubit kanë detyra mjaft të vështira në gjetjen e zëvendësue­sve për pozicionet përkatëse: "Nuk është e lehtë të gjesh lojtarë, të cilët mund të ndihmojnë dhe forcojnë skuadrën. Për këtë mendoj se duhet të investohen shuma të mëdha", ka shpjeguar mbrojtësi. Përpos kësaj, ka pasur mjaft zëra sipas të cilave Boateng do të largohej nga skuadra bavareze, por mbrojtësi i ka mohuar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania