Panorama Sport (Albania)

Rosberg: E vërteta e rikthimit tim

Ish-piloti i Mercedesit u pa si spektator në bokset e Çmimit të Madh të Monakos

- OLGERT SERANI

Kampioni i botës në Formula 1, i tërhequr nga garat në fund të sezonit, Niko Rosberg, këmbëngul se nuk ka gjasa që të marrë në konsiderat­ë vendimin për një rikthim të mundshëm, duke e përshkruar kohën e tij në sport si një "kapitull të mbyllur". Gjermani i Mercedesit tronditi mbarë opinionin me vendimin për t'i dhënë lamtumirën F1- it vetëm pak ditë pasi fitoi titullin botëror, të parin për të në karrierë. Që prej asaj kohe, Rosberg ka mbajtur një profil relativish­t të ulët, por u rikthye jo rastësisht në bokset e F1 fundjavën e kaluar gjatë "Grand Prix"- it të Monakos, kësaj here si spektator për të parë ish- ekipin e tij të Mercedesit. Ndërsa të apasionuar­it e F1- it panë të ulur në njëvendësh­e Xhenson Baton me McLarenin, edhe ky i tërhequr nga garat me makina, u shtuan dyshimet për një kthim mbrapa edhe të Rosbergut.

"Jo, nuk ka kthim mbrapa. Ky kapitull quhet i mbyllur për mua dhe unë po shoh vetëm përpara. Jam shumë i emocionuar për atë që do të vijë dhe po kaq i lumtur nëse do të shikoj mbrapa. Ky ishte fundi më perfekt që mund të ndodhte, karriera më perfekte që unë kisha dëshiruar të arrija", deklaroi Niko Rosberg për BBC- në, vendin e të cilit e zuri te njëvendësh­ja e kampionëve të botës për konstrukto­rë finlandezi Valteri Botas. Rosberg është i impresionu­ar me progresin e deritanish­ëm të Botas, por që pranon se do t'i duhet ende kohë që ai të arrijë në performanc­ën e kërkuar. Pavarësish­t besnikëris­ë ndaj Mercedesit, Rosberg ka pranuar se do të dëshironte që beteja e titullit kampion të vendosej në raundin final. Pas garës së Principatë­s, Sebastian Fetel kryeson me 25 pikë diferencë ndaj Luis Hamilton. "Shpresoj që të shkojë deri në fund. Kjo është ajo që të gjithë ne duam të shohim".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania