Panorama Sport (Albania)

Gafë me arrestimin e Tajger Uds, policia: Nuk ishte i dehur

Dëshmia e golfistit: Më bënë reaksion ilaçet

-

Pas ndalimit mëngjesin e së hënës, ndërsa drejtonte makinën në gjendje të dehur, golfisti amerikan Tajger Uds ka dhënë dëshminë e tij në një deklaratë me shkrim duke u justifikua­r me incidentin e ndodhur. Uds ka dëshmuar se ajo që ndodhi nuk ka pasur aspak lidhje me alkoolin, por se sjellja e tij në timon është provokuar nga përzierja e medikament­eve që ai i merr me recetë mjekësore nga mjeku i tij. Uds, i cili vetëm pak javë më parë iu nënshtrua ndërhyrjes së katërt në shpinë, u arrestua rreth orës 3 të mëngjesit nga një patrullë policore e "Palm Beach" në Florida, jo shumë larg nga shtëpia e tij në Jupiter, ndërsa u konstatua se bënte zigzage përgjatë rrugës me Mercedesin e vetë. Një agjent i policisë e kishte urdhëruar të bënte testin e alkoolit, por ai kishte refuzuar madje edhe me një arrogancë. Menjëherë pas refuzimit, ai u prangos për t'u shoqëruar në polici, por u lirua më pas me kusht rreth orës 10:50: "Unë e kuptoj peshën e veprimeve të mia dhe për çdo gjë marr përgjegjës­inë e plotë. Por dua që njerëzit ta dinë se alkooli nuk është i përfshirë në këtë rast. Gjithçka ishte një reaksion i shkaktuar nga një përzierje e ilaçeve që unë i marr rregullish­t. Nuk arrita ta kuptoj efektin e fortë që kanë pasur ndaj meje këto medikament­e". Fituesi i 14 trofeve "Major" (i fundit në vitin 2008) dhe 79 turneve të PGA (i dyti i të gjitha kohërave) i ka kërkuar falje familjes, miqve dhe tifozëve: "Unë si ju, pres më shumë nga vetja. Do të bëj maksimumin që kjo nuk do të ndodhë përsëri". Ndërkohë dje pasdite policia lokale në komunikimi­n e saj njoftoi se Uds u gjet i përgjumur në timon, por nga testi etilik dhe analizat e urinës nuk u zbulua se ai kishte konsumuar alkool.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania