Panorama Sport (Albania)

Marrei, Vavrinka e Del Potro, asnjë surprizë në debutim

-

Vetëm 10 ditë pas triumfit në Romë dhe e sheh veten që në start nga "Roland Garros"- i. Aleksander Zverev është "viktima" e parë e bujshme sezonale e "Grand Slam"- it të dytë sezonal në pistën pariziene. 20vjeçari gjerman me gjak rus, numri 10 në renditjen botërore, krejt papritur është eliminuar nga skena franceze përballë spanjollit Fernando Verdasko, numri i 37- të në renditjen botërore. Verdasko iu imponua në "Philippe Chatrier" me rezultatin e përgjithsh­ëm 6- 4, 3- 6, 6-4, 6-2 në dy orë dhe 52 minuta në total ( ndeshja u ndërpre mbrëmjen e së hënës për shkak të errësirës). Një rezultat me të vërtetë i paparashik­uar. Ky ishte precedenti i parë në "Era Open" që një fitues i turneut "Masters" të Romës eliminohet direkt nga "French Open".

ZVICERANI - Debutim pa shumë probleme për Stan Vavrinka, numrin tret në botë, i cili fitoi 6- 2, 7- 6, 6- 3 me sllovakun Jozef Kovalik. Vavrinka, i sapokurorë­zuar në eventin e Gjenevës, do të përballet në raundin e ardhshëm me ukrainasin-Aleksander Dolgopolov. Huan Martin Del Potro rikthehet me fitore pas pesë viteve në "French Open". Argjentina­si, ish- numri katër në botë, aktualisht i 30- ti, kishte humbur katër edicionet e fundit për shkak të dëmtimeve. Ndërkohë dje ai eliminoi me lehtësi bashkëkomb­ësin Guido Pela 6-2, 6-1, 6-4 në një orë dhe 49 minuta lojë. Del Potro, 28 vjeç, i cili në "Slam"-in e pistës me dhe' është gjysmëfina­list në vitin 2009 dhe çerekfinal­ist në vitin 2012, në raundin e ardhshëm do të përballet me fituesin mes qipriotit Markos Bagdatis dhe spanjollit Nikolas Almagro. Pas 20 "aces"s, Nik Kirgios ka mposhtur gjermanin Filip Kohlshraib­er 6-3, 76, 6- 3. Një tjetër kandidat potencial për të fituar këtë trofe, Andi Marrei ka bërë detyrën në këtë "Slam". Britaniku shmangu surprizën që një ditë më parë rezervoi numri një në botë në konkurrimi­n e femrave, Anxhelik Kerber. Marrei mposhti tenistin rus Andrei Kuznetsov 6- 4, 4- 6, 6- 2, 6- 0. Në turin tjetër, Marrei do të përballet me Martin Klizan të Sllovakisë, numri 50 në renditjen botërore.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania