Panorama Sport (Albania)

Martiri: Në Kombëtare u thirr kush e ka merituar

“Do të provojmë të përsëritim lojën e vitit të kaluar”

- OLGERT SERANI

Kombëtarja sh qiptare në volejbol lin e femrave po u jep fund përgatitje­ve përpara pjesëmarrj­es për të dytin vit radhazi në Ligën e Europës që ngre siparin më 9 qershor. Në një intervistë për "Panorama Sport", trajneri Altin Martiri ul euforinë dhe shpreson për një përsëritje të performanc­ës së edicionit të kaluar.

Si po vijon grumbullim­i përpara Ligës së Europës?

Grumbullim­i po shkon sipas programit që kemi përcaktuar më herët. Konstatoj që motivimi i vajzave është i mirë.

Së fundmi ju zhvilluat edhe disa miqësore, sa i vlejtën kombëtares?

Këto takime vlejtën për të parë akoma më mirë gjendjen e lojtareve, për të vendosur piketat e formacioni­t, por që në këto miqësore ne shkonim me disa mungesa. Pra ekipi nuk ka qenë i plotë, por pati rëndësi kjo për nivelin e lojës treguan. Ishte një nivel loje i kënaqshëm. Në përgjithës­i vura re që grupi komunikont­e shumë mirë me njëra-tjetrën dhe e rëndësishm­e ishte që ekipi kishte moral të lartë për të luajtur gjithë kohës e për të mbajtur një ritëm të lartë loje.

Krahasuar me edicionin e kaluar, këtë vit ka një konfigurim të kombëtares. Sa impakt do të kenë këto ndryshime?

Nga ekipi i një viti më parë kemi dy mungesa të rëndësishm­e. Për një ekip si Shqipëria të ketë dy mungesa nuk është pak. Bëhet fjalë për Klonarda Nezaj dhe për Amarilda Prengën, kjo e fundit e grumbullua­r me ekipin kombëtar, por se nuk do të luajë në pozicionin e saj natyral që e kemi parë në gjithë këto vite aktivizim. Ndërsa pjesa tjetër e prurjeve janë të mira, por që lind nevoja për t'i parë më tej. Janë vajza me moshë relativish­t të re, 20-21 vjeç kështu që besoj se edhe ato do të japin më të mirën për ekipin kombëtar.

Sa i njihni kundërshta­rët tuaj në grup?

Në dijeninë tonë, Finlanda ka një ekip të mirë. Sigurisht Bjellorusi­a dihet për nivelin që ka, por që edhe Austria nuk është rival i keq. Kjo do të thotë që grupi është i vështirë dhe këto përfaqësue­se në pjesëmarrj­et e tyre ndërkombët­are vijnë me objektiva dhe strategji të qarta se çfarë duhet të përfitojnë nga këto aktivitete. A shkon kjo përfaqësue­se me pretendime në këtë event?

Do isha shumë i kënaqur nëse këtu në Tiranë do të arrinim atë performanc­ë të një sezoni më parë. Pastaj dëshirat patjetër që janë të mëdha. Për të qenë me këmbë në tokë, le të përsëritim vitin e kaluar.

Në opinionin tuaj, a është kjo kombëtarja më e mirë e viteve të fundit?

Kombëtarja më e mirë e viteve të fundit është ajo skuadër që arrin edhe rezultatet më të larta. Dhe bilancin do ta shohim në fund të aktiviteti­t. Nëse rezultatet do të arrihen, atëherë rrjedhimis­ht do të jetë edhe përfaqësue­sja më e mirë e viteve të fundit.

Jeni i bindur se keni bërë zgjedhjen e duhur të kandidatev­e për këto eliminator­e?

Unë jam shumë i bindur që kam bërë përzgjedhj­en më të mirë të mundshme të të gjitha kandidatev­e për ekipin kombëtar. Sepse të jesh anëtare e ekipit kombëtar duhet të plotësosh edhe disa parametra. Parametrat unë i kam parë me vëmendje, mund të ketë pasur vend edhe për ndonjë përzgjedhj­e tjetër, por kam bindjen e plotë për zgjedhjen e duhur.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania