Panorama Sport (Albania)

Skandal te të rinjtë, sulmohet gjyqtari

Degjeneron sfida në fund, ja çfarë ndodhi në Kamzë

- ABDULLA DUSHKU

Superndesh­ja e Grupit A për Kategorinë e Parë të të rinjve mes Shkëndijës B të Tiranës dhe AAS të Shkodrës ka degjenerua­r në dhunë dhe sulm ndaj gjyqtarit. Të dy ekipet renditeshi­n të parat në grup me nga 45 pikë dhe synojnë që ta mbyllin garën në vendin e parë. Një takim që ishte vlerësuar maksimalis­ht nga skuadrat. Ndërsa, në minutën e 90- të, kur miqtë nga Shkodra shënojnë golin e fitores me penallti, janë lojtarët e Shkëndijës që sulmojnë arbitrin kryesor Albano Stolaj.

SULMI

Gjithçka shkonte normalisht deri në minutën e 89-të, kur rezultati ishte i barabartë 1-1. Në këtë moment ka një përplasje në zonë mes sulmuesit mik Çobaj dhe lojtarit të Shkëndijës Duraj, ku për arbitrin është penallti. Në këtë moment reagojnë menjëherë lojtarët e skuadrës vendëse duke i kërkuar llogari gjyqtarit për këtë 11-metërsh. Ka ofendime dhe të shara nga lojtarët e Shkëndijës për arbitrin Stolaj. Megjithatë, penalltia ekzekutohe­t nga Devis Paja që shënon golin e dytë për shkodranët. Pas saj, nis edhe sulmi. Ndërsa miqtë po festonin golin, lojtarët e Shkëndijës i vërsulen arbitrit Stolaj. Ndërhyn menjëherë trajneri i Shkëndijës, Eglusel Adili, duke larguar lojtarët e tij, por është e vështirë që ata të qetësohen. Pas disa minutash, gjyqtari Stolaj shkon në mesin e fushës për të rinisur lojën, por sulmohet sërish nga 2-3 lojtarë të Shkëndijës që i kërkojnë llogari për 11-metërshin. Në këtë moment, gjyqtari vërshëllen tri herë për mbarimin e ndeshjes. Po ashtu, ka pasur edhe persona të tjera nga jashtë që janë afruar për të goditur arbitrin Stolaj, por delegati i ndeshjes e merr në mbrojtje, derisa kanë ardhur forcat private të sigurisë që qetësuan situatën. Në këtë takim ishte i pranishëm edhe përgjegjës­i i arbitrave

të Kolegjiumi­t të Tiranës, Bujar Pregja. NDESHJA

Gjatë fraksionit të parë, skuadra e Shkëndijës luajti më mirë dhe krijoi epërsi si në qarkullimi­n e topit, edhe në aksionet e rrezikshme. Në të 20-ën është mundësia më e

pastër për Shkëndijën, kur Jugu gjuan fort nga 22 metra dhe portieri shkodran Marku pret bukur në pozicion. Kur pritej që pjesa e parë të mbyllej pa gola, është Muça që kroson bukur në zonë dhe Xhunga godet me kokë duke kaluar Shkëndijën në avantazh. Fillimi i fraksionit të dytë nis më i bukur për shkodranët e AAS që vihen në kërkim të golit të barazimit. Rastet nuk mungojnë, por nuk ka finalizim. Në 20 minutat e fundit, skuadra e AAS është e gjitha në sulm, por dyshja mbrojtëse NdojZeqo është e pakalueshm­e. Megjithatë, në të 85-ën është një kombinim i bukur brenda zonës, Haveri-Çoba dhe ky i fundit e shtyn topin në rrjetë duke barazuar rezultatin në 1-1. Për të ardhur më pas në të 90- ën, kur shkodranët shënojnë edhe golin e dytë dhe të fitores.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Luftëtari U-17, kampion i Kategorisë së Parë
Luftëtari U-17, kampion i Kategorisë së Parë
 ??  ?? Lojtarët e Shkëndijës B
duke sulmuar arbitrin kryesor të ndeshjes së djeshme, Albano Stolaj
Lojtarët e Shkëndijës B duke sulmuar arbitrin kryesor të ndeshjes së djeshme, Albano Stolaj
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania