Panorama Sport (Albania)

Daja: Kupa nuk i motivon lojtarët

“Kemi bërë sezon pozitiv edhe pa trofe, Meta duhet t'i thotë mjaft arbitrimit”

-

Trajneri i Skënderbeu­t, Ilir Daja, ka deklaru ar se skuadrës së tij i ka munguar motivimi në ndeshjen me Tiranën. Në "Gol pas Goli", ai deklaroi se kjo ishte një nga arsyet pse ekipi i tij nuk arriti të fitonte trofeun që i mungon klubit, ndërsa ka paralajmër­uar një proces rindërtimi të skuadrës.

PËR ARSYET E HUMBJES - "Mungesat e shumta që kishim, Latifi dhe Mici që ishin të sforcuar në këtë ndeshje, bënë që ne gati të luanim me një pjesë të lojtarëve që kanë pasur pak minutazh gjatë kampionati­t. Arsye tjetër është fakti që lojtarët me eksperienc­ë që duhej të motivonin pjesën tjetër, hynë me një motivim jo maksimal. Si duket, janë mësuar me trofe të kampionati­t dhe kjo e Kupës, edhe pse ka

rëndësinë e vet, ndoshta nuk i bën lojtarët të motivohen maksimalis­ht".

NDESHJA - "Megjithëse kemi reaguar në pjesën e parë, kishim shumë situata për gol, kontrollua­m deri nga fundi i ndeshjes dhe aty kur besuam se në shtesë do të ishim superiorë, ndërrimet dhe futja e lojtarëve të rinj bëri që ekipi të humbte një farë ekuilibri".

BILANCI I SEZONIT - "Kemi bërë gjithçka mirë edhe në kampionat, se ta marrësh Skënderbeu­n me 14 pikë në 12 javë do të thotë se kishte shumë probleme psikologji­ke. Kemi bërë një ecuri shumë të mirë, do të thosha se nuk kemi arritur te kampionati se nuk na lanë, jo se nuk e meritonim. Ndërsa për Kupën kemi bërë luftë për të arritur deri në finale. Mendoj se ekipi ka bërë një sezon goxha të mirë, edhe pse nuk kemi marrë asnjë trofe".

VIT I DËSHTUAR? - "Unë i marr përgjegjës­itë për vete, po të zerosh pikët nga janari që drejtoj Skënderbeu­n, besoj që kemi marrë më shumë pikë se të tjerët. Shtoji edhe trepikëshi­n në Kukës dhe besoj që kishim mundësi që të shkonim te trofeu i kampionati­t, për këtë pjesë nuk mbaj asnjë lloj përgjegjës­ie".

PËR RINDËRTIMI­N E EKIPIT - "Nëse do të kishim një Salihi në kontingjen­tin fizik të një viti më parë, sot do të ishim dukshëm me diferencë me ekipet e tjera. Po kështu edhe të tjerë, duke filluar që nga Shehi, por që mendoj që duhet të marrë një vendim të vazhdojë pjesën e futbollit të luajtur se mund t'i japë akoma ekipit me eksperienc­ën e tij qoftë në portë, qoftë në fitimin e titujve. Besoj që një pjesë e mirë e ekipit duhet riformatua­r sepse besoj se nëse një pjesë e mirë e lojtarëve që luajtën sot ( dje) kanë pasur minutazh të pakët në këtë pjesë të kampionati­t, nuk ishte pasojë e stafit, por mendoj që aq kanë merituar", është shprehur ndër të tjera Daja për "Gol pas Goli".

DEKLARATA NË TVSH - Daja, i ndalur në mikrofonin e emisionit "Rubrika Sportive" në TVSH, ka ironizuar për arbitrin. "Jemi favorizuar shumë nga arbitrat këtë sezon. Besoj, meqë më ngacmuat, po them se sot ( dje) meritonte që të ishte Xhaja kryesori i ndeshjes. Meta? Më duket arbitër me eksperienc­ë për të menaxhuar të tjera gjëra. Nuk i referohem takimit të sotëm (dje), por mendoj se është nga ajo pjesë e arbitrave që duhet t'i thotë mjaft arbitrimit", ka deklaruar Daja.

 ??  ??
 ??  ?? Faksimile e reafimit të klubit kundër akuzave të tifozëve
Faksimile e reafimit të klubit kundër akuzave të tifozëve
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania