Panorama Sport (Albania)

Lushnja “peshkon” te Pogradeci, tenton Liçkollari­n dhe Shkulakun

Edhe mbrojtësi beratas Enea Bitri në listën e dëshirave

-

Lushnja nuk ka ndër mend të jetë thjesht kalimtare në Kategorinë Superiore në sezonin e kaluar. Drejtuesit e ekipit janë duke menduar seriozisht që tani repartet, të cilat skuadra ka nevojë për ndërhyrje dhe për t'u forcuar. Plani duket se është i qartë. Fillimisht te Lushnja mund të afrohen lojtarët që janë të pakënaqur me ekipet e tyre në Superiore dhe ky është rasti i Brunild Pepës. Ky i fundit nuk ka gjetur shumë hapësira në ekipin e Vllaznisë në sezonin që lamë pas dhe sigurisht që do të kërkojë të nisë një tjetër aventurë. Pepa dhe drejtuesit e Lushnjës kanë nisur kontaktet mes tyre.

NË POGRADEC - Janë dy lojtarët e Pogradecit që pëlqehen nga skuadra e Lushnjës. Bëhet fjalë për sulmuesin Liçkollari dhe mesfushori­n Shkulaku. Të dy pogradecar­ët kanë qenë lojtarët më të spikatur në sezonin që lamë pas dhe Lushnja i ka studiuar gjatë gjithë kësaj kohe për t'u bërë një ofertë. Sigurisht që për të dy lojtarët do të ishte bukur të luanin në Superiore, por fillimisht duhet të gjejnë akordin ekonomik dhe të marrin ndonjë siguri për aktivizimi­n. Liçkollari është 19 vjeç dhe sezonin e kaluar ka luajtur 1528 minuta, duke shënuar vetëm 1 gol. Ndërkohë, Shkulaku është 23

vjeç dhe këtë vit ka luajtur 1464 minuta. Ai ka qenë shumë produktiv, sepse e ka gjetur rrugën e rrjetës 8 herë.

NJË MBROJTËS - Një tjetër emër nga Kategoria e Parë është ai i mbrojtësit beratas, Enea Bitri. 20-vjeçari ka luajtur 1552 minuta në sezonin e kaluar duke

qenë një nga lojtarët më të spikatur te Tomori dhe Lushnja kërkon që ta afrojë për të forcuar prapavijën. Për të përballuar konkurrenc­ën e fortë në Superiore, sigurisht që drejtuesit duhet të bëjnë merkato dhe duke nisur punën që tani mund të forcojnë ekipin. Alban Alushi

 ??  ?? Mbrojtësi i Tomorit
Mbrojtësi i Tomorit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania