Panorama Sport (Albania)

Kamza e shpërndarë, lojtarët presin rrogat dhe premiot

-

Lojtarët e Kamzës janë shpërndarë pas fitimit të finales së Kategorisë së Parë dhe presin të mësojnë planet e klubit për sezonin e ri në Superiore. "Panorama Sport" mëson se pjesa dërrmuese e lojtarëve do të jenë në planet e klubit edhe për sezonin e ardhshëm, por për momentin nuk mund të flitet me siguri për asgjë. Fakt është që futbollist­ët presin të shlyhen me rrogën e fundit dhe të marrin premion e premtuar nga Bashkia e Kamzës. Vlen të theksohet se Kamza do të marrë nga FSHF 30 milionë lekë të vjetër si shpërblim për fitimin e titullit. Ndërkohë, pjesa më e rëndësishm­e është ajo e plotësimit të kritereve për infrastruk­turën. Siç dihet, dy ditë më parë zyrtarë të lartë të institucio­nit të futbollit shqiptar inspektuan stadiumin e Kamzës, duke lënë detyra konkrete, në mënyrë që të plotësohen kushtet e licencimit. Fusha do të rinovohet krejtësish­t, por punime do të kryhen edhe në dhomat e zhveshjes dhe tribunat. Gjithashtu, klubi duhet të plotësojë edhe kushtet që kërkon platforma televizive që transmeton direkt ndeshjet e Superiores. Tri kulla transmetim­i pritet të vendosen në pjesën e tribunës qendrore, në mënyrë që media të ketë kushtet e duhura. Do të krijohet edhe një sektor i veçantë për gazetarët. "Kemi bërë një inspektim në Kamzë, teksa fusha është në kushte të papranuesh­me, ndërsa edhe stadiumi duhet rikonstruk­tuar. Ka shumë probleme, por shpresoj që Kamza të plotësojë kriteret. Kemi bërë një marrëveshj­e me bashkinë dhe FSHF do të investojë për fushën. Gjithsesi, klubi duhet të investojnë në ambientet e brendshme. Afati maksimal i plotësimit të kushteve është mesi i muajit korrik. Klubet që nuk plotësojnë kriterin e infrastruk­turës, duhet të gjejnë një marrëveshj­e me një stadium tjetër", ka thënë specialist­i i licencimit në FSHF, Eduard Gjini, i pyetur për situatën në stadiumin e Kamzës. Klubi i sapongjitu­r në Superiore është tashmë në luftë me kohën për stadiumin. A.Dushku

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania