Panorama Sport (Albania)

Alegri kundër Zidanit, Kapelo bën skanerin

“Shkolla italiane mëson, për fitoren jam 50 me 50”

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Nëse kërkoni Fabio Kapelon, mjafton të bëni një kërkim se cila është ndeshja e madhe që po luhet gjatë javës nëpër Europë dhe do ta gjeni shumë lehtë në trajektore­n e një topi që lëviz dhe nuk ndalet kurrë. Aq më shumë kur bëhet fjalë për një finale të një sezoni të tërë, si për shembull në Malaga, ku komentoi për "Fox Sport" duelin e fundit që shpalli Realin fitues në Spanjë, të mërkurën që pasoi në Stokholm për të komentuar finalen e Ligës së Europës, të shtunën në Londër për "FA Cup"-in dhe të shtunën do të jetë në Kardif për finalen e Ligës së Kampioneve. Dhe Juventus-Real Madrid nuk do të jetë një ndeshje çfarëdo për Fabio Kapelon, si dopio ish-i i duelit. Dhe normalisht që në intervistë­n e tij, analiza nis nga studimi i dy pasardhësv­e të tij, Masimilian­o Alegri dhe Zinedin Zidan.

Kapelo, Alegri është vetëm një hap nga tripleta. Në çfarë ju ka bindur më shumë?

Në leximin e ndeshjeve. Vazhdon të ndryshojë në varësi të rivalit dhe merr rezultatin. Pastaj intuita që pati me ndryshimin e rolit të Pjaniçit, duke e shndërruar atë në një zëvendës të Pirlos dhe akoma më shumë ajo e shpikjes së Manxukiçit si anësor ofensiv ishin diçka gjeniale. Pa harruar këtu faktin që i gjithë grupi e ndjek me vetëbesim...

Çfarë doni të thoni me këtë?

Masimilian­o është një person ku skuadra beson verbërisht. Është jetike të kesh grupin në dorë, sepse çdo ditë ai është i vetëm përballë 30 vetave dhe në shumë raste ka ndodhur që pakënaqësi­të e dikujt të çorientojn­ë ambientin.

Nga ana tjetër është Zidan, njëri që në dy vite mund të fitojë më shumë sesa një person që qëndron 30 vite në pankinë...

Te të rinjtë e Realit nuk bëri mirë, por me kalimin në skuadrën e parë bëri gjëra fantastike. Lojtarët panë tek ai një ish-madrilen që besonte te gjithçka bënte, njësoj sikur ai të ishte një prej tyre, jo një trajner. Eksperienc­a që e maturoi në fushë i dha mundësinë që të dijë të menaxhojë edhe një realitet kaq të rëndësishë­m dhe ky është një sukses i madh.

Çfarë ju ka goditur më shumë nga "Zizu"-ja në këtë

sezon që e keni ndjekur nga pranë?

Mori me vete dhe shpalosi të gjithë eksperienc­ën italiane. E shihni që nuk është nga ata që fle në pankinë. Dhe askush të mos mendojë se Reali i Madridit është një skuadër e zhbalancua­r e gjitha drejt sulmit, përkundraz­i është mjaft i ekuilibrua­r.

Pra, po e bëni Zidanin pjesë të shkollës italiane, prandaj mendoni se është fitues?

Sigurisht, sepse shkolla italiane, trajnerët e shkollës sonë janë kërkues, janë zotësinë që të dinë të përshtaten

me situata të veçanta, pse jo edhe të vështirë. Merrni Antonio Konten... E kishte nisur aventurën e tij me idenë për të luajtur me një modul të vetëm, por në Angli pati forcën që të ndryshojë mendimin dhe kjo nuk është pak, përkundraz­i është një pafundësi mendimi dhe koncepti për lojën.

Dhe të mendosh që ka klube italiane që kërkojnë të huaj...

Mos më bëni të flas për këtë... Ne kemi gjithçka na duhet për të qenë të suksesshëm. E vetmja arsye që do të më shtynte për të kërkuar

një të huaj do të ishte ajo e të sjellurit një diçka ndryshe, që të pasurojë të gjithë futbollin italian, por jo për gjëra të tjera.

Sipas jush, ka një fije që i lidh trajnerët me njëritjetr­in?

Nëse vini re, pjesa më e madhe e trajnerëve të suksesshëm janë ish-mesfushorë dhe nuk po flas vetëm për Alegrin dhe Zidanin, Konten, Guardiolën apo edhe Ançelotin. Kjo do të thotë se nëse luan në atë pjesë të fushës shtohet përqindja për të pasur sukses edhe në stol. E thënë ndryshe, duke luajtur në mesfushë je vetvetiu një

trajner në mes të fushës, pasi duhet të impenjohes­h dhe të mendosh për të dyja fazat e lojës, atë mbrojtëse dhe atë sulmuese.

Sipas jush, cili e nis si favorit finalen e Kardifit, Alegri apo Zidani?

Unë them se do të jetë një duel 50 me 50 edhe në rastin e dy trajnerëve. Dhe kjo nuk është një zgjedhje për të mos u zhbalancua­r, por sepse mendoj realisht se do të jetë një finale shumë e ekuilibrua­r. Reali i Madridit është e vërtetë që lejon diçka prapa, por së fundmi kanë rigjetur portierin e vërtetë, me Navasin, që pas një periudhë të vështirë ka qenë ai që ka bërë më shumë se kushdo tjetër diferencën në dy muajt e fundit. Dhe më pëlqen pa fund mesfusha e Realit, një repart ku për mendimin tim ka diçka më shumë sesa Juventusi.

Çfarë prisni nga kjo finale?

Po e kaloj këtë pyetje me një batutë: diçka më shumë dhe më të mirë sesa ajo që pashë në Stokholm mes Ajaksit dhe Mançester Junajtid...

Alegri tha se Roma dhe Napoli, duke i qëndruar aq pranë në kampionat Juventusit, e ndihmuan skuadrën

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania