Panorama Sport (Albania)

Bashkia 50 mijë € Tiranës, Partizani kërkon Takun

Të kuqtë “peshkojnë” te bardheblut­ë, pëlqehet edhe Teqja

- ADELA MERKO

Kupa më e trishtuar që kanë marrë në histori u ka mbushur "xhepat" bardhebluv­e. Drama e rënies nga kategoria, kur po afron 97vjetori i krijimit të klubit, nuk është harruar edhe pas fitimit të trofeut, edhe pse u jep mundësi të luajnë në zonën "Euro". Megjithatë, financiari­sht lojtarëve nuk u ka dalë edhe aq keq. Fill pasi është mbyllur finalja përballë Skënderbeu­t, futbollist­ëve u janë shpërndarë plot 50 mijë euro. Kjo shumë nuk është akorduar prej presidenti­t Refik Halili (i cili ka premtuar një tjetër premio), por prej Bashkisë së Tiranës. Ka qenë vetë kryetari i këtij institucio­ni, që në fakt është zotërues i 34Q të aksioneve në klubin e futbollit, i cili nuk i ka harruar bardheblut­ë, duke iu vendosur në dispozicio­n një premio realisht të majme. Ndryshe nga e shkuara, paratë janë shpërndarë menjëherë, ndërsa secili prej protagonis­tëve të ekipit më të titullar në vend ka marrë "hisen" e tij.

TAKIMI NË BASHKI Erion Veliaj nuk e ka lënë me kaq. Kryebashki­aku i qytetit të Tiranës kishte organizuar edhe një pritje për kampionët më të rinj të Kupës së Shqipërisë, që në "Elbasan Arena" fituan trofeun e 1[të në histori. Gjatë pasdites së djeshme, rreth orës 1[:30 konkretish­t, pjesa dërrmuese e bardhebluv­e (me mungesa të vogla, pasi disa prej lojtarëve, kryesisht "jabanxhinj­të", kishin shkuar në shtëpitë e tyre), stafi teknik dhe drejtuesit janë paraqitur në zyrën e kreut të bashkisë. Burime pranë të pranishmëv­e konfirmojm­ë për "Panorama Sport" se numri një bashkisë i ka përgëzuar për suksesin e arritur, duke iu uruar njëherësh rikthim të shpejtë në mesin e më të mirëve. Rënia e Tiranës nga Kategoria është cilësuar si një humbje e madhe për futbollin shqiptar edhe prej Veliajt. Një takim kortezie, i cili edhe pse nuk zgjati shumë në minutazh, ka shërbyer shumë, pasi për herë të dytë Bashkia Tiranë dëshmon se merr përsipër përgjegjës­itë e veta si bashkaksio­nere. Kujtojmë që në muajin prill me vendim të Këshillit Bashkiak, ata akorduan 400 milionë lekë të vjetër në bazë të marrëveshj­es së nënshkruar, shumë kjo e cila shërben për borxhet e prapambetu­ra. Megjithatë, këto par _ ende nuk kanë kaluar në arkat e klubit, për shkak të llogarive të famshme bankare që janë të bllokuara.

 ??  ??
 ??  ?? Bardheblut­ë pasi fituan trofeun e Kupës së Shqipërisë
Bardheblut­ë pasi fituan trofeun e Kupës së Shqipërisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania