Panorama Sport (Albania)

Zbardhet lista, De Biazi “gol” me Lenjanin

Mungon mesfushori kampion i dyfishtë, vetëm 23 të ftuar

- OLSI TUJANI

Shqipëria do të luajë dy ndeshje në muajin qershor, një prej të cilave është vendimtare për fatin e sezonit të kuqezinjve. Sfida ndaj Izraelit nuk vlen vetëm tri pikët, por do të jetë edhe një tregues i forcës sonë këtë raund kualifikue­ses, pas humbjes turpëruese në Shqipëri disa muaj më parë me rezultatin 0-3. Mirëpo, këtë herë, grumbullim­i...

Shqipëria do të luajë dy ndeshje së afërmi, një miqësore me Luksemburg­un më datën 4 qershor dhe ndaj Izraelit më 11 qershor. Kjo e fundit është vendimtare për fatin e sezonit të kuqezinjve në eliminator­et “Rusi 2018”. Mirëpo, këtë herë, grumbullim­i i Kombëtares nis në "arrati", pasi është zgjedhur që lojtarët të bashkohen në Luksemburg nën urdhrat e trajnerit.

LISTA

Fakti i parë që bie në sy është shmangia e konferencë­s së zakonshme për mediat, si dhe zgjedhja e Xhani De Biazit për t'i bërë me dije emrat në sajtin e tij zyrtar "giannidebi­asi. it". Asnjë shpjegim, asnjë arsye dhe asnjë përgjigje nga tekniku për këto përzgjedhj­e, vetëm një "postim" në internet. Këtë herë, faqja zyrtare e Federatës Shqiptare të Futbollit duket se është bërë palë e mediave shqiptare dhe ka injoruar listën e Kombëtares për këto dy miqësore. Nuk ka asnjë postim dhe publikim në "FSHF.org" për futbollist­ët e Kombëtares në dy ndeshjet e radhës, njëra miqësore dhe tjetra kualifikue­se e vlefshme për Botërorin "Rusi 2018".

MUNGESAT

Bekim Balaj, sulmuesi që e përfundoi sezonin me Terek Groznin, mungon për shkak të një dëmtimi. Në listën me 23 lojtarë, bie në sy mungesa e Taulant Xhakës, i cili është ndëshkuar me mosprezenc­ë nga trajneri i Kombëtares për shkak të krisjes së marrëdhëni­eve gjatë grumbullim­it në Itali. Titulli kampion dhe Kupa e Zvicrës, me mesfushori­n shqiptar titullar të padiskutue­shëm te Bazeli, nuk kanë mjaftuar… I mungon listës edhe kapiteni Agolli, për shkak të pezullimit të tij me dy kartonë të verdhë, si dhe portieri Etrit Berisha prej pezullimit pas Izraelit. Rikthimet

Ergys Kaçe dhe trajneri kanë hedhur pas krahëve gjithçka ka ndodhur dhe mesfushori i PAOK-ut e gjen veten në listë për miqësoren dhe kualifikue­sen e radhës. Gjithashtu, ka ftesë edhe për Ermir Lenjanin, i rikthyer pas një mungese të gjatë.

 ??  ??
 ??  ?? Kaçe merr ''mësimin'' e duhur për rikthimin në Kombëtare gjatë seancës së parë stërvitore në Luksemburg
Kaçe merr ''mësimin'' e duhur për rikthimin në Kombëtare gjatë seancës së parë stërvitore në Luksemburg
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania