Panorama Sport (Albania)

Cili është “Pinoku” i vërtetë, presidenti Halili apo presidenti i presidentë­ve?

- Nga GËZIM SINEMATI

Kur tifozët e Tiranës kanë shpalosur banderolën me "Pinokun", që i zgjatej hunda duke bërë ironi me presidenti­n e tyre Halili, në ato momente, pikturuam me mendje një "Pinok" tjetër, më të madh se ai që shikonim, që t'i ngjasonte sadopak presidenti­t Duka. Nëse hunda e "Pinokut" të tifozëve bardheblu pushtoi disa radhë në stadium, sikur të kishim sajuar një koreografi për presidenti­n Duka...

Kur tifozët e Tiranës kanë shpalosur bande rolën me "Pinokun", që i zgjatej hunda duke bërë ironi me presidenti­n e tyre Halili, në ato momente, pikturuam me mendje një "Pinok" tjetër, më të madh se ai që shikonim, që t'i ngjasonte sadopak presidenti­t Duka. Nëse hunda e "Pinokut" të tifozëve bardheblu pushtoi disa radhë në stadium, sikur të kishim sajuar një koreografi për presidenti­n Duka, për mbretin e gënjeshtrë­s, me siguri hunda do të ishte aq e madhe, sa "Arena" e Elbasanit do të dukej si mos më keq për nga përmasat. Cili piktor do të ishte kaq i zoti sa t'i jepte përmasat që meriton "Pinokut" që na ka gënjyer mrekullish­t në këto 16 vite, duke na shëtitur me topin e shfryrë edhe nga "parajsa" në ferr?! Madje, për hir të së vërtetës, dhe na kanë pëlqyer përrallat e tij në disa momente historike për kombin dhe për të... pavërtetën. Kujtoni ditët pas Europianit, disa qytete u grindën mes tyre, sepse donin të ishin të parët për ta graduar "Nderi i Qytetit", pikërisht "Pinokun", që talentin më të madh e tregon kur çnderon futbollin, më shumë se kur e nderon atë.

Në ditët e përrallës ndërkombët­are të Francës, e lejuam veten të blinim me shumë para suksesin, aq paturpësis­ht, sa kolektivis­ht varrosëm ndërgjegje­n dhe këndonim me zë të lartë: "O sa mirë me qenë shqiptar". Përse nuk duhet të këndojmë prapë, kur Kukësi del kampion apo Tirana fiton Kupën e Shqipërisë? Ku ka ndryshuar morali, sa për të pasur kaq shumë indinjatë. Dikush mund të spiunojë dhe të thotë se këto dy ekipe, që u shpallën fituese të trofeve, i kemi kapur në flagrancë gjatë sezonit në "krevatin e mëkateve". Sa herë e kemi falur Kombëtaren kur na tradhton në mënyrë "patriotike" si me Serbinë dhe me Izraelin së fundi, përse shtiremi sikur jemi ndryshe kur flitet me klubet. Pastaj, në kohën e Pinokut, futbolli i vërtetë është një ves i keq, që nuk sjell para, kurse futbolli plot me hile dhe me prapaskena, me pazare dhe trukime, është ajo që na mban gjallë, sepse kemi vite që... investojmë.

"Përse nuk duhet të këndojmë prapë 'O sa mirë me qenë shqiptar', kur Kukësi del kampion apo Tirana fiton Kupën e Shqipërisë? Ku ka ndryshuar morali, sa për të pasur kaq shumë indinjatë?! Dikush mund të spiunojë dhe të thotë se këto dy ekipe, që u shpallën fituese të trofeve, i kemi kapur në flagrancë gjatë sezonit në 'krevatin e mëkateve'".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania