Panorama Sport (Albania)

Alegri: Champions-in e merr Juventusi

"Në Kardif mbërritëm falë modulit, por edhe %omës e Napolit"

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Masimilian­o Ale gri, trajneri i \u ventusit, për mikrofonat e "UEFA. com" analizon finalen e Champions-it, për të cilën parashikon një rezultat tjetër nga ai i Berlinit në 2015. Ai vlerëson se skuadra është më e pjekur nga ajo e dy viteve më parë që u mund nga Barcelona. Ndryshimi i modulit është çelësi i suksesit të bardhezinj­ve sipas Alegri. "Këtë herë, - thotë italiani, - duhet t'i vendosim duart te kupa". KUNDËRSHTA­RI "Reali i Madridit ka shumë pika të forta. Është një skuadër e jashtëzako­nshme, e cila ka teknikë dhe shpejtësi. Është mësuar që të luajë këto lloj ndeshjesh, kështu që do të jetë një finale e madhe", parashikon tekniku i kampionëve të ^talisë, që nesër në Kardif do të synojë të hyjë në histori duke bërë tripletën. FINALJA

"Duhet të jemi shumë të kënaqur që kemi mbërritur deri këtu, por tani nisemi me një tjetër bindje në krahasim me finalen e 2015-ës. Nuk e di se çfarë do ta vendosë fitoren apo humbjen, sepse finalet vendosen nga episodet më të vogla. Në 2015- ën, pas 20 minutave lojë kundër Barcelonës, mendonim se kishim humbur. Por, pas barazimit, besonim te fitorja, megjithatë në fund humbëm. Do të jenë 95 ose ndoshta 120 minuta shumë të gjata dhe argëtuese". NDRYSHIMET

"Në krahasim me finalen e 2015-ës në Berlin, skuadra ka ndryshuar thuajse në të gjitha elementet e saj. Kanë mbetur vetëm katër apo pesë futbollist­ë. Është rritur vetëvlerës­imi, ashtu si dhe ndërgjegjë­simi i ambientit në përgjithës­i. Duhet t'i rrisim pretendimi­t sepse fituam titullin e pestë radhazi, arritëm në një finale të Ligës së Kampioneve dhe fituam dy Kupa ^talie e një Superkupë. Kjo skuadër kishte nevojë për objektiva dhe stimuj më të mëdhenj". NDRYSHIMI I SKEMËS "4-2-3-1 erdhi në momentin që kuptova se skuadra nuk mund të shkonte më përpara me modulin e vjetër për shkak të karakteris­tikave të lojtarëve. Kërkova edhe më shumë që t'i vendos në rolet e tyre dhe t'u

ofroj pak më shumë hapësirë në fazën ofensive. Pati shumë efekte pozitive: lojtarët u argëtuan shumë dhe në fund pati shumë disponuesh­mëri për t'u sakrifikua­r për skuadrën: në fund është kjo ajo që e bën ndryshimin. Të kesh shumë

lojtarë në sulm dhe një ekuilibër të mirë në mbrojtje, do të thotë të ndërtosh bazat për fitoren".

RE7ETA

"Çfarë na ka bërë mirë këtë sezon_ Së pari, që kemi rivalizuar me dy skuadra të mëdha

si Roma dhe Napoli në kampionat. Ato na dhanë shtytjen e duhur për të mbërritur në finalen e Ligës së Kampioneve, sepse duhet ta mbanim tensionin e lartë në çdo ndeshje. Nëse bie përqendrim­i, atëherë diçka do ta lësh rrugës, me

siguri".

LEKSION I 89:;-ËS

"A kemi mësuar diçka nga finalja e humbur e dy viteve më parë_ Diçka të re e mëson çdo ditë dhe jo më nga një finale Champions- i. Vetëm pak skuadra arrijnë

që ta ngrenë atë trofe dhe nuk i ndodh çdokujt që të mbërrijë deri në finale. Në tri vitet e fundit, ne e kemi luajtur një dhe tani do të jetë radha e së dytës, por këtë herë duhet të vendosim duart në kupë".

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania