Panorama Sport (Albania)

Reali tërbon Juven, 1.5 milionë euro për kokë

Numri një i madrilenëv­e dyfishon bonusin e vitit të kaluar

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Një çmenduri... Por ndoshta jo për Rea lin e Madridit dhe Florentino Perezin. Futbollist­ët e klubit spanjoll, kampionë në fuqi të Spanjës, të kontinenti­t dhe të botës, do të përballen me Juventusin, mbrëmjen e nesërme në Kardif, në orën 20:45, për të kërkuar trofeun e dytë radhazi, diçka që nuk e ka bërë askush, që kur ky turne ka ndërruar formatin. Prandaj, për ta vendosur Reali këtë rekord, presidenti i skuadrës ka vënë në dispozicio­n jo pak, por plot 1.5 milionë euro për secilin prej lojtarëve të skuadrës dhe për trajnerin Zinedin Zidan me stafin e tij. Kjo do të thotë se, kushdo që do të zbresë në fushë nesër në Uells, por edhe ata që duhen të jenë të gatshëm në pankinë për të ndihmuar ekipin, kanë 1.5 milionë arsye (euro) për të luftuar me të gjitha forcat që kanë. Një premio e tillë është vërtet e frikshme, astronomik­e, jo pak, por më shumë sesa dyfishi i bonusit që çdo lojtar i Realit të Madridit përfitoi sezonin e kaluar. Me trofeun e fituar në "San Siro", kundër Atletikos së Madridit, Kristiano Ronaldo me shokë u paguan nga 700 mijë euro, por sivjet "uria" duket se është më e madhe, ndoshta edhe për vetë faktin se Reali ka disa dekada që nuk bën dopietë titujsh. Ky është një shpenzim kolosal duke menduar se shifra totale e premiove vetëm në rast të fitores së Champions-it mund të prekë kuotën 50 milionë euro, një "buxhet" që shumë klube në Spanjë, por edhe në Europë dhe në botë ëndërrojnë që ta kenë në dispozicio­n qoftë edhe për një sezon të tërë.

JUVE "VARFANJAKE"

Shifra e vënë në dispozicio­n nga presidenti Florentino Perez për secilin prej futbollist­ëve të tij i bën kundërshta­rët e Juventusit që të duken shumë të varfër në krahasim me "galaktikët". Numri një i bardhezinj­ve, Andrea Anjeli, i ka vënë në dispozicio­n Xhanluixhi Bufonit me shokë vetëm 350 mijë euro për kokë në rast triumfi në Kardif, ndonëse deri tani ata kanë arkëtuar nga 200 mijë euro të tjera premio, si rrjedhojë e dopietës së titujve në Itali (150 mijë euro për titullin e gjashtë radhazi në Serinë A dhe të tretën Kupë Italie radhazi). Por, shpeshherë futbolli ka treguar se nuk janë gjithmonë paratë që fitojnë në fushë, prandaj ky është një stimul më i madh për Juventusin që të tentojë të mundë Realin e Madridit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania