Panorama Sport (Albania)

Vllaznia kampione, Partizani thyhet te penalltitë

Mesfushori Hepaj: Ndihem mirë në Lezhë, na penalizoi gjykimi që nuk kapëm elitën

- PRENG GJIKOLA

Futbollist­ët e Besëlidhje­s vijojnë pushimet verore që pritet të mbyllen me ftesën e presidenti­t për t'u grumbullua­r për të startuar fazën përgatitor­e. Kampionati i ardhshëm do të jetë i 10-ti, ku lezhjanët do të garojnë në Kategorinë e Parë. Sezoni që përfundoi për skuadrën rezultoi sërish i dështuar për sa i përket objektivit kryesor, ngjitjes në elitë. Besëlidhja nuk arriti ta realizonte këtë synim, por surprizoi në Kupën e Shqipërisë. Lezhjanët shkuan deri në gjysmëfina­let e Kupës, duke eliminuar Partizanin dhe Flamurtari­n. Megjithatë, për ekipin nuk ka ndryshuar asgjë, pasi do të luajë sërish në të Parën. Shumë nga futbollist­ët janë nën kontratë, por deklaratat e presidenti­t të bëra publike para disa ditësh për ndryshime në ekip i kanë vënë në lëvizje shumë futbollist­ë. Disa lojtarë që para mbylljes së sezonit kanë pasur oferta, por ende nuk janë të vendosur se si do të veprojnë. HEPAJ

Mesfushori Samet Hepaj me fanellën e Besëlidhje­s mbylli sezonin e dytë dhe është ende nën kontratë me skuadrën lezhjane. Gjatë sezonit që lamë pas ka pasur oferta të leverdishm­e, madje edhe nga skuadrat e Superiores, por ka preferuar më mirë të vijojë karrierën në Lezhë. Këtë e shpreh edhe në prononcimi­n e tij për gazetën "Panorama Sport". "Me Besëlidhje­n e kam ndier veten shumë mirë, pasi është një skuadër që ia vlen ta mbash veshur fanellën e saj. Unë këtu mbylla dy sezone, ku kampionati i fundit për ne ishte deri diku i suksesshëm, por barazimi në Kamzë na detyroi që edhe sezonin tjetër të luajmë në të Parën. Nuk është vetëm faji ynë për këtë dështim, por janë edhe faktorë të tjerë që fatkeqësis­ht në Shqipëri po e dëmtojnë rëndë futbollin. Është fjala për gjykimin dhe kjo u pa fare qartë edhe në

sfidat e fundit të Superiores. Shembulli më i qartë është krahasimi i takimit Vllaznia- Tirana, ku tiranasit ranë një kategori më poshtë, ku u gjykua nga italianë dhe nuk pati asnjë kontestim nga të gjitha palët. Ndërsa në të tjerat që u gjykuan nga shqiptarët, u luajt vetëm teatër e jo futboll", tha mesfushori shkodran i Besëlidhje­s, Samet Hepaj. Pritet që edhe kampionati­n tjetër, Besëlidhja të jetë sërish pretendent­e për t'u ngjitur në Superiore. Gjok Noka po mendon ndërtimin e një skuadre cilësore për vitin tjetër.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania