Panorama Sport (Albania)

Arrestohet Leal, Idrizi: Ishte pa patentë, nuk është kriminel

“Nuk na u la kohë që të fotokopjon­im dokumentin”

- ERMAL SIKA

Mauricio Leal është arrestuar nga Policia e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur paraditen e djeshme në Radhimë. Futbollist­i brazilian i Flamurtari­t drejtonte një automjet "Benz", ndërsa ka qenë i shoqëruar edhe nga dy bashkëkomb­ësit e tij, Lukas Kanixha dhe Nakamuta Lineker. Por në automjet ishin pesë vetë. Burimet bëjnë me dije për "Panorama Sport" se tre lojtarët e Flamurtari­t kanë marrë në automjetin e tyre edhe dy studentë shqiptarë të rastësishë­m, të cilët u kanë kërkuar të shkonin deri në Vlorë. E ndërsa po ktheheshin nga plazhi, në Radhimë, policia rrugore u ka kërkuar që të ndalonin, por Leal nuk i është bindur urdhrit të uniformave blu dhe është larguar me automjetin e tij. Policia është vënë në ndjekje të tyre, duke i ndaluar disa metra më poshtë. Pasi i ka ushtruar automjetit kontroll, policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit, futbollist­in Leal, i cili nuk ka pasur as patentën me vete.

DEKLARATA E POLICISË - Menjëherë pas arrestimit të futbollist­it të Flamurtari­t, Mauricio Leal, Policia e Vlorës ka dalë me një komunikatë për shtyp, shpërndarë mediave, ku i ka informuar për ngjarjen e ndodhur. "Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin: Mauricio Leal, 30 vjeç, lindur në Brazil, banues në Vlorë. Policia ka bërë arrestimin e tij në Radhimë, pasi ky shtetas po drejtonte mjetin tip ' Benz', pa leje drejtimi përkatëse dhe duke udhëtuar në këto kushte nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë rrugore për të ndaluar. Materialet iu referuan prokuroris­ë për veprën penale

'drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt' dhe ' mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik', të parashikua­ra nga nenet 291 dhe 242 të Kodit Penal", thuhet në komunikatë­n e Policisë.

REAGON IDRIZI -

Administra­tori

i Flamurtari­t, Sinan Idrizi, e cilëson të ekzagjerua­r arrestimin nga policia të futbollist­it brazilian Mauricio Leal. Idrizi thotë se ka bashkëpunu­ar ne policinë dhe nuk e meritonte një veprim të tillë. "Unë jam për zbatimin e ligjit, por jo kështu.

Unë nuk them të shkelet ligji, por ndalimi i futbollist­it tonë në këtë mënyrë është shumë i nxituar. Futbollist­ët nuk ishin të dehur, thjesht nuk ndaluan. Unë e kuptoj që ata kanë bërë gabim që nuk kanë ndaluar, por ja që ndodhi. Leal u kap pa patentë, por

nuk na lanë kohë që patentën e fotokopjua­r t'ua vendosnim në dispozicio­n. Unë kam qenë korrekt me policinë. Ata janë të huaj dhe policia duhet që t'i mirëkupton­te. Unë mbi ligjin nuk dal, por është nxituar me arrestimin e Leal", u shpreh Idrizi në prononcimi­n e tij për "Panorama Sport, duke mbështetur futbollist­ët e tij në këtë rast. Pritet që Leal në ditët në vijim të marrë edhe masën e sigurisë për atë që ka ndodhur, por sipas të gjitha gjasave ai do të hetohet nga organet e gjyqësorit në gjendje të lirë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania