Panorama Sport (Albania)

Kuadrado dhe Isko, ja si trajnerët bëjnë gati kurthet

Braziliani fiton balotazhin me Kuadradon, &izu pret stërvitjen e fundit për Bejlin

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Njëzetekat­ër orët e fundit. \ anë pikërisht këto më të vështirat për dy trajnerët që kanë dërguar skuadrat në finale, Masimilian­o Alegrin dhe `inedin `idanin. Për të përcaktuar 11-shet që do të zbresë në fushë kanë mbetur edhe disa dyshime, të cilat do të shuhen përfundimi­sht pas stërvitjes së fundit sot në Kardif.

JUVENTUSI

Por në stërvitjen e ditës së enjte, Alegri duket se e ka sqaruar dyshimin e vetëm që kishte. Tekniku italian po mendon që të aktivizojë Daniel Alveshin si mesfushori­n e krahut të djathtë. Braziliani ka fituar balotazhin me Huan Kuadradon, i cili pritet që ta nisë nga stoli. Në kokën e Alegrit mbizotëron skema me katër mbrojtës me Barzaljin që do të spostohet në krah të djathtë. `emra e repartit do të formohet nga dyshja Kielini-Bonuçi, e cila nga krahu i majtë do të ketë mbulimin e Aleks Sandros. Digën që do të mbrojë katërshen përpara kapitenit Bufon pritet ta formojë dyshja Pjaniç- Khedira. Pjesa e krijimtari­së do t'i besohet Dibalës në rolin e fantazisti­t, i cili do të mbështesë

Higuainin e vetëm në sulm edhe me Manxukiçin dhe Alveshin nga krahët. Do të jetë një modul 4- 2- 3- 1, por që gjatë fazës sulmuese do të shndërrohe­t në një 3-4-21. Të vetmen kokëçarje Alegrit ia ka shkaktuar dëmtimi i Sturaros, i cili do ta humbasë finalen e nesërme. Në stol ai do të ketë Neton, Benatianë, Lihshtajne­rin, Leminanë, Markizion,

Rinkonin dhe Kuadradon. w Të padisponue­shmit janë Pjaca, Sturaro dhe Mandragora x

REALI I MADRIDIT

` inedin ` idan e ka kuadrin më të plotësuar. Dilema e vetme e trajnerit të Realit është nëse titullar do të jetë ^sko apo Bejl. Cili prej të dyve do ta nisë nga stoli_ Mesfushori spanjoll që ka arritur formën më të mirë

këtë fundsezoni, apo uellsiani, i cili luan në shtëpinë e tij, është njeriu që vendos finalet, por fatkeqësis­ht nuk vjen në kondicioni­n më të mirë fizik. Problemet më të shumta të teknikut francez duket se do të vijnë nga luksi i përzgjedhj­eve. Ai do të jetë mundësi të ketë vetëm 18 lojtarë, kështu që Danilo, Lukas Vazkuez dhe Pepe rrezikojnë që ta ndjekin finalen e

Kardifit nga tribuna. Porta e Navasit do të mbulohet nga Ramos-Varan, ndërkohë që Karvahal dhe Marselo, përveç fazës mbrojtëse do t'i shohim më shumë përpara. Për këtë arsye, ` izu ka zgjedhur që përpara mbrojtjes të ketë tre lojtarë: Modriç, Kasemiro dhe Kros, që në rast se do të marrim të mirëqenë faktin se titullar do të jetë ^sko, atëherë do të mbështesin numrin 22.

^ sko do të jetë dhe çelësi i zgjedhjes së modulit që do të bëjnë kampionët e Europës. Nëse do të preferohet ai titullar në vend të Bejlit, atëherë ai do të ketë detyrën për të mbështetur dyshen sulmuese BenzemaRon­aldo. Në stol do të jenë Kasija, Danilo, Naço, Hames Rodrigez, Bejl, Morata dhe Kovaçiç. Asnjë nga skuadrat nuk ka lojtarë të skualifiku­ar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania