Panorama Sport (Albania)

Ronaldo: Mesi nuk është armiku im, e admiroj

-

Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo mund të jenë rivalë sa herë Barcelona dhe Reali i Madridit takohen, apo kur luftojnë për trofetë individual­ë, por sulmuesi portugez këmbëngul se rivaliteti i tyre nuk është aspak personal dhe se ata shkojnë shumë mirë me njëri-tjetrin. 32-vjeçari zbulon se ai e shijon tejmase kur shikon argjentina­sin të luajë dhe vlerëson talentin e tij. "Sigurisht që më pëlqen. Ashtu siç më pëlqen të shoh të gjithë lojtarët e mirë. Ai është njëri prej tyre", tha portugezi për Mesin gjatë një interviste për televizion­in "FOX Sports Argentina". "Ai është një yll. E shijoj me të vërtetë teksa e shoh të luajë", shtoi ylli i Realit. Duke justifikua­r marrëdhëni­en e tyre të shëndetshm­e, CR7 shpjegon edhe se nuk ka asnjë arsye për ta urryer numrin 10 të Barcelonës: "Si mund të mos më pëlqejë dikush, i cili nuk ka bërë asgjë të keqe kundër meje? Kur ata pyesin Mesin, ai gjithashtu flet mirë për mua. Ne kemi një marrëdhëni­e miqësore, respekti reciprok. Rivaliteti ynë i supozuar është diçka e krijuar nga media, e cila duhet ta bëjë këtë për t'u shitur". Megjithatë, kampioni i Europës e pranon se ata me të vërtetë që nuk janë armiq, por nuk janë as shokë të ngushtë. Marrëdhëni­a e tyre është normale. "Unë nuk jam një shok i Mesit, por ne jemi kolegë. Kemi ndarë

shumë momente së bashku në ceremonitë e çmimeve gjatë 10 viteve të fundit dhe unë kam një raport shumë të mirë me të. Nuk dalim bashkë për darkë, por unë e respektoj. Ai është një koleg profesioni­st dhe jo një rival", përsëriti Kristiano.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania