Panorama Sport (Albania)

Donaruma nuk bindet, Raiola sulmon Milanin

“Klubi mirënjohës ndaj portierit dhe Mihajloviç­it, mund ta kisha çuar tek Interi”

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Mino Raiola me sa duket vuan pre sionin e Milanit dhe jep intervistë­n e tretë brenda javës, diçka jo fort e zakontë për të, në lidhje me fatin Donarumës. Ai e njeh mirë punën e tij dhe sulmon menjëherë sapo përmend portieri kuqezi: "Për shërbimet e Xhixhos interesohe­n 11 superklube. Mund të rinovojë, por edhe të largohet nga Milani".

Por cila është e vërteta mbi fatin e 18-vjeçarit? Për të qenë sa më i qartë Raiola bën një përmbledhj­e për të përditshme­n italiane "Corriere dello Sport", të asaj që pritet të jetë telenovela e kësaj vere. Menaxheri me origjinë napoletane sqaron: "Xhixho është Maradona i portierëve. Ai mundet vetëm të përmirësoh­et, ndaj le ta lëmë të qetë. Nuk është as skllav, e as robot". Me siguri që talenti kuqezi nuk është i tillë, por nëse Raiola ka kohën në anën e tij në "Casa Milan" mezi presin ta mbyllin këtë çështje, duke qenë se krerët e klubit kanë bërë një ofertë, e cila konsideroh­et brenda çdo norme për një 18-vjeçar, pavarësish­t talentit të tij. Sigurisht, në lidhje me këtë aspekt nuk mund të mungonte shpjegimi i Raiolas, i cili tha: "E kam të qartë, si unë edhe ju, kontrata e djaloshit skadon më 30 qershor 2018. Unë nuk i kam dhënë ultimatume as drejtorit sportiv Mirabeli e as

administra­torit Marko Fasone dhe nuk kam thënë kurrë o firmosim sot, o kurrë, pasi po të dëshironim largimin do të kishim ikur me kohë". Diplomat dhe mjeshtër i fjalës, menaxheri i njohur largon presionin mbi gardianin kuqezi, por fjalët e tij mbeten një

rebus i vërtetë: "Fasone dhe Mirabeli kanë vetëm disa javë që kanë marrë detyrat, ndaj t'i lëmë të qetë. Unë marr përsipër çdo lloj përgjegjës­ie mbi zgjedhjet e Donarumas për të ardhmen. Mund të largohet? Mund të qëndrojë? Përgjigjja është e njëjta, ' po'." Pasi

"sqaron" pozicionin e tij, në fund të intervistë­s Raiola nuk kursen disa replika për Vinçenco Montelën dhe tregon një prapaskenë në lidhje me Antonio Konten: "Para tri vitesh pankina e Milanit ishte gati për t'iu besuar Kontes, por marrëveshj­a dështoi në

momentin e fundit. Tani, kuqezinjtë do të kishin fituar ndonjë titull kampionë Italie. Sa për Montelën, unë nuk jam trajner, por as ai menaxher. Mund të këshillojë Xhixhon sa të dëshirojë, mund ta dojë si djalë, por preferoj ta këshillojë se si të mos pësojë

gola. Këshillat e tjera ia jap vetë. Trajneri nuk duhet të harrojë që portierin e solla unë te Milani, duke ia rrëmbyer Interit. Thonë se duhet që Donaruma të jetë mirënjohës ndaj Milanit. Sigurisht, edhe Milani ndaj lojtarit...por edhe ndaj Sinisha Mihajloviç­it!"

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania