Panorama Sport (Albania)

‘Gol’ me Lenjani-Shehi, mungojnë dy sulmuesit

Cikalleshi dhe Sadiku luajnë sot, portieri la futbollin

-

Lista për dy ndeshjet e radhës e përzgjedhu­r nga trajneri De Biazi, është, në mos jo më e mira e mundshme, të paktën kontradikt­ore me vetë fjalët që tekniku ka shprehur herë të tjera në konferenca­t për mediat. Në listën me lojtarët e grumbullua­r për ndeshjen me Luksemburg­un dhe Izraelin është përfshirë Ermir Lenjani dhe Orges Shehi. I pari, rikthim në Kombëtare pa asnjë minutë në vitin 2017, ndërsa i dyti përfshihet, edhe pse ka përmendur largimin nga futbolli i luajtur. Gjithashtu, këtë herë është përfshirë në listë edhe Andi Lila, që aktualisht nuk ka skuadër, apo edhe Arlind Ajeti, i cili nuk është aktivizuar prej muajsh te Torino. Portieri, vetëm një ditë më parë pas finales së Kupës së Shqipërisë, deklaroi se po mendon tërheqjen nga futbolli i luajtur.

MESFUSHORI - Renes është sjellë ekstremish­t keq me mesfushori­n shqiptar, por duket se këtë pjesë po mundohet ta balancojë trajneri i Kombëtares shqiptare. Xhani De Biazi ka ftuar në ekip shqiptarin, i cili gjatë gjysmës së dytë të këtij sezoni nuk ka zbritur në fushë për asnjë minutë. Lenjani është aktivizuar me

skuadrën e parë dhe të dytë të Renesit në total 185 minuta, në katër ndeshje gjithsesi në muajit gusht, shtator dhe tetor. Një zgjedhje, të cilës trajneri mund t'i jepte një arsyetim në rast se do të kishte dalë përpara mediave, për të shpjeguar praninë e futbollist­it që i dha

shumë Kombëtares në edicionin kualifikue­s për në Europian, por që është i penalizuar nga skuadra në të cilën ka qenë këtë sezon në Francë.

SULMUESIT - Për ndeshjen e parë miqësore, trajneri De Biazi mund të mos ketë asnjë sulmues "pykë". Kjo për vetë faktin se ai ka ftuar vetëm dy, por edhe Sokol Cikalleshi, por edhe Armando Sadiku do të jenë sot të angazhuar me skuadrat e tyre respektive në Turqi dhe në Zvicër. Të dy lojtarët janë pjesë e rëndësishm­e e Ahskisarit dhe e Luganos, ndaj nuk mund të mungonin në këto dy takime. Ka gjasa që trajneri t'i lejojë ata që të bashkohen me Kombëtaren në Stamboll, ku skuadra do të udhëtojë për t'u grumbullua­r përpara ndeshjes me Izraelin. Gjithashtu, për shkak të largësisë së tyre, trajneri ka vendosur që Hyka dhe Llullaku të bashkohen me ekipin në Stamboll.

 ??  ?? Moment nga seanca e parë stërvitore e Kombëtares në Luksemburg
Moment nga seanca e parë stërvitore e Kombëtares në Luksemburg

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania