Panorama Sport (Albania)

Bushi: Nuk kemi Mesin në ekip, maksimumin për t'u përballur me sukses

Trajneri i U-21 ndërthur lojtarët e kampionati­t me “të huajt”

-

Trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, ka prezantuar dje listën e të ftuarve në Kombëtaren Shpresa për miqësoren ndaj Francës, më 5 qershor dhe takimin e parë kualifikue­s kundër Estonisë, më 12 qershor. Në përbërje të listës bie në sy ndërthurja e elementeve të kampionati­t shqiptar me ata të ekipeve europiane. PRESIONI PËR REZULTATE - "Trajnerët në përgjithës­i kanë presione, por mendoj se janë lojtarët më të mirë të mundshëm që kemi përzgjedhu­r. Ka edhe lojtarë të tjerë akoma më të mirë, por forma e tyre aktuale nuk është e duhura për t'i afruar".

MOTIVIMI NË NDESHJE MIQËSORE - "Ne kemi dy ndeshje shumë të rëndësishm­e ndaj Francës dhe Estonisë, ku kjo e fundit është edhe më e rëndësishm­e. Gjithsesi, për mua vlen fakti që ndaj Francës t'i përshtatem­i lojës së tyre, ashtu siç do të bëjmë edhe ndaj Estonisë. Nuk do të luajmë në mbrojtje, por mendojmë të luajmë me një skemë sulmuese, ku do të kërkojmë t'i fitojmë të dyja. Të mos harrojmë që edhe kur bën më të mirën mund të humbasësh, por e rëndësishm­e është që ne të tentojmë. Duhet të japim 200% sepse jemi shqiptarë, ekip i vogël dhe modest. Nëse tolerojmë disi apo luajmë me mendjemadh­ësi do të bëjmë një figurë shumë të keqe".

TRAJNER I AKADEMISË - "Nëse do të shoh që një lojtar i akademisë ia vlen që të luajë me U-21, do ta ftoj. Ata janë më të vegjël dhe unë jam munduar të thërras lojtarë nga Superiorja apo kampionate­t kryesore në Europë dhe janë përballur me lojtarë të mëdhenj". SKEMA - "Në listë janë shumë sulmues, mbi pesë. Ne do të mundohemi të luajmë në bllok. Nuk kemi Mesin që të na udhëheqë si tek Argjentina". LOJTARËT E KAMPIONATI­T - "Të gjithë lojtarët që janë thirrur, janë shumë të mirë dhe shumë premtues. Kampionati ka nxjerrë shumë lojtarë për Kombëtaren A. Po punohet shumë mirë te Moshat dhe ekipi i Bogdanit është plot me talente. Kemi shpresë shumë të madhe që Shqipëria të shkojë në Europiane të tjerë. Tirana? Lojtarët janë premtues dhe do t'i ndihmojmë. Është e rëndë, por nuk është fundi i botës që Tirana të luajë në Kategorinë e Parë. Objektivi? Të japim maksimumin. Nëse e bëjmë, nuk do të kemi frikë askënd", ka deklaruar Bushi gjatë konferencë­s për shtyp.

 ??  ?? Alban Bushi gjatë konferencë­s së djeshme
Alban Bushi gjatë konferencë­s së djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania