Panorama Sport (Albania)

Partizani “peshkon” te Tirana, Taku më pranë

“Demat e kuq” kanë përplasje në merkato me Skënderbeu­n

- ILIR CARA

Partizani i sezonit 2017- 2018 pritet të zbulohet ditën që skuadra do të nisë përgatitje­t për pjesëmarrj­en në Ligën e Europës. Lojtarët kanë marrë pushimet që pas përfundimi­t të ndeshjes së fundit me Skënderbeu­n dhe lojtarët nën kontratë priten që të grumbulloh­en më 12 qershor. Pushimi vlen vetëm për ekipin, pasi stafi drejtues është në kulmin e punës, duke qenë se synohet që skuadra ta nisë fazën përgatitor­e me grup të plotë. Merkatoja pritet të sjellë ndryshime të dukshme në radhët e "demave të kuq", të cilat pritet të prekin lojtarët, por edhe stafin teknik. Përpos prurjeve të huaja që është ekskluzivi­tet i ish-drejtorit të Juventusit, Luçiano Moxhi, përforcime do të ketë edhe nga tregu vendës. Afrimet nga jashtë pritet të jenë për ato pozicione, ku alternativ­at nuk mund të gjenden në vend, kryesisht sulmi. Sa i përket tregut vendës, prej ditësh kanë nisur të dalin emrat e lojtarëve të synuar. Tirana shikohet si një treg i hapur dhe madje, që pas derbit të fundit, trajneri Starova e shprehu se në radhët e bardhebluv­e ka lojtarë që u bëjnë punë të kuqve. Afrim Taku, Olsi Teqja dhe Asion Daja thuhet se janë në fokusin e rivalëve të kryeqyteti­t. Por më i dëshiruari shikohet Afrim Taku, me të cilin thuhet se bisedimet e para janë kryer që nga koha kur lojtari pati një "ftohje" me bardheblut­ë. Zërat e merkatos e bëjnë thuajse të sigurt kalimin e Takut te Partizani, i cili, pas finales së Kupës me Skënderbeu­n, ka dalë lojtar i lirë. Thuhet se interesim ka edhe për Olsi Teqjen, por, përveç Partizanit, lojtari i Tiranës është edhe në listën e dëshirave të Flamurtari­t. Ndaj gjasat më të mëdha janë që Teqja të kalojë në Vlorë, pasi mund të ketë më shumë hapësira aktivizimi se te "demat".

LOJTARË NGA TEUTA

Përveç "gjuetisë" te Tirana, në planet e merkatos së Partizanit bëjnë pjesë edhe dy lojtarë të Teutës. Interesimi për mbrojtësin e majtë, Blerim Kotobelli, është bërë publik prej kohësh dhe gjasat janë që 24vjeçari të jetë pjesë e Partizanit të sezonit të ri. Lojtari i dytë i Teutës që pëlqehet nga të kuqtë është Bruno Dita, i cili së fundmi ka dalë lojtar i lirë. Dita shikohet si një alternativ­ë

e rëndësishm­e për mesfushën e skuadrës së sezonit të ri. RIVALITETI ME SKËNDERBEU­N

Partizani nuk do ta ketë të lehtë që t'i realizojë synimet e tij sa u përket piketave të vendosura në vend. Skënderbeu ishte një nga rivalët kryesor të

Partizanit në kampionat, por dueli mes dy klubeve pritet të jetë i nxehtë edhe në merkato. Dy nga lojtarët që synojnë të kuqtë në këtë fillim merkatoje bëjnë pjesë edhe në planet e skuadrës korçare, pikërisht lojtarë që njihen dhe pëlqehen nga trajneri Ilir Daja. Përplasja

mes dy klubeve për momentin ka të bëjë me Afrim Takun e Tiranës dhe Bruno Ditën e Teutës. Të dy ekipet marrin pjesë në Kupat e Europës dhe mbetet për të parë se oferta dhe projekti i cilës skuadër do të dalë triumfues në rastin e Takut dhe Ditës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania