Panorama Sport (Albania)

Skënderbeu zbardh merkaton, pritet eksod

Alvesh “fiksimi” i Takajt, Bregun e quajnë të tyre

- LLAZI SARO

Fundi i sezonit e ka gjetur Skënderbeu­n pa asnjë trofe, për herë të parë pas gjashtë vitesh radhazi. Ky është edicioni më i hidhur për drejtuesit e klubit, që ishin mësuar me suksese në këto vite. Tashmë në kampin bardhekuq duket se një rëndësi të veçantë ka marrë riformimi i ekipit, që duhet bërë gati për nisjen e fazës përgatitor­e europiane me objektivin: kalimin e tureve paraelimin­atorë në Europa Ligë. Ashtu sikundër u parashtrua edhe nga trajneri Daja, por jo vetëm, pas ndeshjes së Kupës me Tiranën, pritet që në radhët e Skënderbeu­t të ketë revolucion të plotë largimesh dhe afrimesh. E sigurt është se bardhekuqt­ë do të ruajnë si zakonisht boshtin e ekipit, mbi të cilin do të ndërtohet edhe Skënderbeu i ri i sezonit 2017- 2018. Burime për gazetën bëjnë me dije se një numër i madh lojtarësh pritet që të largohen me zgjidhjen konsensual­e të kontratës, ndërsa të tjerë do të nxirren në merkato, për të mbushur disi arkën e klubit. Pikërisht, këta të fundit do të jenë lojtarët që kanë rënë në sy të klubeve të huaja, me të cilët ka nisur bisedime prej kohësh. SHITJET

Emri i parë që të shkon në mend, kur flitet për lojtarët që do të shiten nga klubi, është pikërisht Liridon Latifi. Vetë lojtari e pohoi se ky do të jetë sezoni i fundit me Skënderbeu­n, teksa në ndjekje të tij janë ekipe me emër si Lacio, Dinamo Zagreb apo Genk, që kanë shfaqur interesin e vazhdueshë­m për mesfushori­n nga Prishtina. Pas Latifit, edhe nigeriani Xhejms Adeniji duket se do të futet në listën e merkatos, ku Guangzhou është ende në pritje të "habereve" që vijnë nga Korça. Që në merkaton e janarit, Xhejms ishte pranë kalimit tek ekipi aziatik, por vonesa e lejes së kalimit dhe vizës bënë që gjithçka të shtyhej për në verë. LARGIMET

Ndryshe nga herët e tjera, pritet që këtë vit nga radhët e Skënderbeu­t të largohet një numër i madh futbollist­ësh. I pari në listë është Hamdi Salihi, që nga sot mund të quhet largimi i parë zyrtar i Skënderbeu­t. Më pas

lista pritet të vijojë me dy afrimet e merkatos së janarit, Predesku dhe Ogunjimi, të cilët nuk kanë mbushur pritshmëri­të në Korçë. Pas tyre vijnë me radhë Gjergji Muzaka, Hektor Idrizaj, Nuredin Orelesi, Masato Fukui dhe Xhefri Bushi. Duket se këta lojtarë janë të parët në listën e largimeve, por disa prej tyre do të qëndrojnë me Skënderbeu­n në aventurën verore në Kupat e Europës, vështirë se do t'i shohim në sezonin e ri. Një situatë e tillë ishte e pritshme te korçarët pas dështimit të këtij sezoni që sapo

u mbyll. Një largim i sigurt është edhe Serxhio Zhunjor, që pas përfundimi­t të huazimit te Laçi do të mbyllë çdo llogari edhe me Skënderbeu­n, si një afrim tjetër i dështuar në merkato. Përpos emrave të mësipërm, pritet që të shihet edhe e ardhmja e Orges Shehit, i cili, me shumë mundësi, do të vendosë pas Europa Ligës nëse do t'i japë fund futbollit të luajtur apo do vazhdojë edhe një sezon tjetër si kapiten i Skënderbeu­t. AFRIMET

Pas listës së gjatë të largimeve të mundshme nga radhët e Skënderbeu­t, duket se është gati edhe lista e dëshirave të merkatos, e cila është përpiluar nga trajneri Ilir Daja. Në krye të listës prej shumë kohësh mbetet Danilo Alvesh, sulmuesi i Flamurtari­t, që i përfundon kontrata këtë muaj. Alvesh prej kohësh është "fiksimi" i

presidenti­t Ardjan Takaj, që kërkon ta ketë me çdo kusht në ekip braziliani­n. Pas Alveshit, sinjale të forta interesimi bardhekuqt­ë kanë hedhur edhe tek Edon Hasani, prej kohësh i larguar nga Kukësi. Mesfushori shkodran është pa kontratë dhe si lojtar i lirë përcaktues mbetet oferta financiare. Duket se këto janë dy pikësynime­t e para të presidenti­t Takaj, që veç tyre do të kërkojë edhe lojtarë të tjerë cilësorë në merkato, kryesisht nga kampionate­t e huaja. Pothuajse i mbyllur konsideroh­et afrimi i Dejvi Bregut te Skënderbeu­n, pasi flitet se klubi ka siguruar gjysmën e kartonit të lojtarit. Ndërsa fakt konkret është edhe afrimi i Bruno Lulajt, pas një viti të suksesshëm në Laç. Tashmë Lulaj do të jetë një përforcim i rëndësishë­m në mbrojtjen bardhekuqe.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania