Panorama Sport (Albania)

Kukësi me listë spastrimes­h

Bedri re a dhe Klaudio ema janë dy largimet e radhës nga skuadra kampione

- SKERDILAID SULOZEQI

Pas fitimit të titullit kampion dhe festës e cila zgjati për disa ditë, të gjithë lojtarët e Kukësit kanë marrë pushime pas një sezoni të lodhshëm, i cili u konkretizu­a me sukses. Por nëse lojtarët janë duke shijuar ditët e nxehta, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për presidenti­n Gjici dhe drejtuesit e tjerë të skuadrës janë duke menduar për merkato, pasi ndeshjet e Ligës së Kampionëve nuk janë shumë larg. Natyrisht që gjatë kësaj periudhe në skuadër do të ketë afrime dhe largime. Lushtaku ishte i pari që vendosur të largohej, pasi nuk arriti të gjente shumë hapësira në formacioni­n e trajnerit Gjoka.

TË RINJTË - Numri i atyre që nuk do të vazhdojnë të jenë më pjesë e ekipit është shtuar. Burime të "Panorama Sport" kanë bërë me dije se aktualisht nga skuadra janë larguar edhe Bedri Greca dhe Klaudio Çema. Greca ka pasur fillimisht hapësira në lojën e ekipit, por në fazën përgatitor­e e cila u zhvillua

në Turqi gjatë muajit janar pësoi një dëmtim që e la për shumë kohë jashtë fushave dhe ndikoi në formën e tij. Futbollist­i ende nuk është marrë dokumentac­ionin nga skuadra, çka nuk e bën të larguar zyrtarisht, por ai nuk do të jetë më pjesë e ekipit. Në të

njëjtën situatë është edhe mbrojtësi i talentuar, Klaudio Çema, i cili nën drejtimin e trajnerit Gjoka nuk është aktivizuar pothuajse fare. Madje, në sezonin futbollist­ik 2015- 201 ] ai u huazua te skuadra e Tërbunit dhe u rikthye në fillimin e kampionati­t

të shkuar sërish te verilindor­ët, por qëndrimi në stol ka detyruar lojtarin që të zgjidhë kontratën me marrëveshj­e me klubin.

LISTA - Drejtuesit e klubit kampion mësohet të kenë përpiluar një listë me emrat e lojtarëve që janë aktualisht në

ekip, por që nuk janë në planet e tyre për sezonin e ardhshëm. Ata kanë kërkuar edhe konsensusi­n e presidenti­t Gjici për t'i larguar këta futbollist­ë. Por, fakti që Gjici ende nuk ka dhënë fjalën e fundit ka bërë që në këtë drejtim të ketë një stopim.

Mësohet se Gjici më parë do të bëjë një studim të situatës dhe do të marrë të gjithë kohën e mjaftueshm­e për të vendosur, nëse emrat e futbollist­ëve që ka në tavolinë do të largohen, apo do të qëndrojnë edhe në sezonin e ardhshëm në skuadrën e tij.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania