Panorama Sport (Albania)

Largohet pas 9 vitesh nga Teuta, kapiteni R.Hoxha: Tani e kuptoj Rizvanin

"Kam luajtur që 17 vjeç këtu, por futbolli i tillë është"

-

Në një kohë që kampionati ka përfunduar, pjesa më e madhe e lojtarëve të Teutës po largohen nga skuadra. Një prej tyre është edhe kapiteni Rustem Hoxha, i cili pas nëntë vitesh të kaluara me durrsakët ka vendosur të vazhdojë karrierën në një tjetër skuadër. Në një intervistë për "Panorama Sport", Hoxha tregon emocionet e këtij vendimi dhe të ardhmen.

Largoheni nga Teuta pas 9 vitesh. Sa i vështirë është një vendim i tillë dhe si ndiheni?

Po, me Teutën jam aktivizuar në moshën 17- vjeçare dhe kam kaluar nëntë vite me këto ngjyra. Kam kaluar shumë momente të bukura, ashtu siç kam kaluar

edhe momente që duhen harruar. Tek ekipi i Teutës jam rritur dhe është një ndjesi që nuk e shpjegoj dot, por në futboll ka të tilla ndarje. Tani e kuptoj fjalën e kapitenit Rizvani. Kur u largua më tha: Ndiej një boshllëk. Por tashmë, çdo gjë ka përfunduar dhe unë duhet të shoh përpara.

Gjatë ditëve të fundit nga

skuadra janë larguar pothuajse të gjithë futbollist­ët. Çfarë po ndodh?

Ashtu si unë, edhe lojtarë të tjerë kanë zgjedhur të vazhdojnë karrierën diku tjetër, apo edhe presidenca me trajnerin kanë plane të tjera, por nuk më takon mua të flas në lidhje me këtë çështje.

Si e komentoni paraqitjen e

dobët të Teutës në këtë sezon? A mos ndoshta kjo është arsyeja e këtij revolucion­i?

Në fakt, bëmë një start për t'u harruar, por e rëndësishm­e është që përfundimi ishte i duhuri. Ndikuan shumë faktorë, duke filluar nga ndërrimi i trajnerëve, çka solli edhe stërvitje të ndryshme në pak kohë. Dhe, mbi të gjitha, ishim po ne që ndoshta nuk u angazhuam sa duhet dhe menduam se jemi përsëri ekipi që e mbylli në vendin e katërt. Sa për arsyen s'e di në është kjo apo jo, por di të them që skuadra fatmirësis­ht rikuperoi pas janarit, duke siguruar dhe mbijetesën.

Cili do të jetë ekipi i radhës, ku do të vazhdoni karrierën? Unë sot (dje) kam tërhequr dokumentet dhe do të shikoj në ditët në vazhdim. Kam bërë vetëm biseda me disa ekipe, por që nuk ka diçka konkrete, mbeten në kuadrin e bisedimeve dhe kaq. Besoj se ka kohë dhe do të vendos se ku do të luaj. Falënderoj tifozët durrsakët për mbështetje­n. Jeton Rexhmati

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania