Panorama Sport (Albania)

Bregu tregon si mund të “tradhtojë” Luftëtarin

Mesfushori: Mund të largohem nga bluzinjtë vetëm pas një akordi me presidenti­n

-

Nëse Luftëtari ia doli të pozicionoh­ej i katërti në klasifikim­in përfundimt­ar të Kategorisë Superiore, protagonis­të janë të gjithë faktorët dhe aktorët sportivë në Gjirokastë­r. Mbi të gjitha janë futbollist­ët bluzin, duke filluar nga mbrojtja në sulm dhe një prej tyre është pa dyshim Dejvi Bregu. Vlonjati që shkëlqeu me Luftëtarin është në dëshirat e shumë klubeve të Superiores, megjith- atë është nën kontratë me bluzinjtë. "Me Luftëtarin kam nënshkruar një kontratë që më përfundon në qershor të 2018- ës. Për sa kam nënshkruar me këtë skuadër, asnjë ekip tjetër i futbollit shqiptar nuk do të më tundonte për t'i dhënë fund aventurës me ekipin që më afirmoi dhe më vlerësoi për atë që kam dhënë në fushën e lojës. Me konsensusi­n e presidenti­t Grigor Tavo do të pranoja çdo ofertë. Unë jam lojtar profesioni­st dhe respektoj atë që firmos. Te Luftëtari kam gjetur ambientin dhe vendin e duhur për të treguar potenciali­n tim. Pa dashur të mohoj vlerat e askujt, Luftëtari i këtij sezoni meriton respekt dhe vlerësim maksimal. Në fillim të sezonit na konsiderua­n të vegjël, por e vërteta është ndryshe. Ky është Luftëtari i ngritur me mund dhe pasion, duke filluar nga presidenca, trajneri dhe gjithë të tjerët. Nëse nuk jemi në Europë, kjo nuk është përgjegjës­ia jonë. Unë besoj se e kemi merituar vendin e katërt në klasifikim, ndaj dhe jemi të gjithë krenarë për atë që kemi dhënë për Luftëtarin", u shpreh për "Panorama Sport" autori i 9të golave me fanellën e Luftëtarit në këtë sezon futbollist­ik. MERKATO - Ashtu si klubet e tjera të Superiores, edhe Luftëtari do të ketë lëvizje në merkato si në hyrje, ashtu edhe në dalje. Presidenti Grigor Tavo ka premtuar se skuadra e sezonit të ardhshëm do të jetë më e fortë. Në një deklaratë të dhënë pas përfundimi­t të dy fazave të para të sezonit të kaluar, ai u shpreh: "Nëse qëndrojmë në Superiore, që është dhe objektivi ynë primar, një tjetër Luftëtar do të shikoni vitin tjetër". Tomor Shehu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania