Panorama Sport (Albania)

Leli-Haxhiu, zbardhen replikat në Këshillin Bashkiak

-

Privatizim­i i Klubit të Futbollit Flamurtari ka sjellë debate në mbledhjen e djeshme të Këshillit Bashkiak. Këshilltar­i Saimir Haxhiu ka kërkuar që kjo çështje të futej në rendin e ditës. "Duhet të futet në rendin e ditës edhe një tjetër problem madhor për qytetin e Vlorës, siç është Flamurtari. Problemi ka mbetur vetëm në nivele mediatike me deklarata nga të dy krahët për vazhdimin e funksionim­it të ekipit të futbollit. Është një problem sensibiliz­ues për qytetarët dhe duhet të dimë se ku ka mbetur problemi i privatizim­it, Çfarë e pengon? Pasi na takojnë qytetarët në rrugë dhe jemi të pafuqishëm t'u japim një përgjigje", u shpreh Haxhiu. Pas fjalës së Haxhiut, i menjëhersh­ëm ka qenë reagimi i kryebashki­akut Dritan Leli. "Dua t'i them diçka zotit Haxhiu që ka qenë më parë pjesë e menaxhimit të Flamurtari­t dhe ka dhënë dorëheqjen. Nëse ju zotëri keni pasur kaq ndjeshmëri mund të qëndronit aty dhe të ndiqnit procedurat. Me gjithë kërkesën për ta futur në rendin e ditës për çështje të tilla kaq serioze, nuk mund të ketë më rend të ditës sot për sot dhe të merrni informacio­n tani për tani. Jam i hapur në çdo moment për të zgjidhur këtë çështje, por duhet kohë që të përgatisim materialin. Madje, që nesër (sot) në mëngjes mund ta zhvillojmë një mbledhje jashtë radhe për këtë problem", është shprehur Leli. Por Haxhiu ka këmbëngulu­r se informacio­ni mund të jepet sa më shpejt për këtë proces. "Më vinte turp të isha pjesë e këtij klubi me gjithë ato probleme që kishte. Bashkia e ka sot materialin, nuk do kohë për t'u diskutuar apo përgatitur, mund ta marrim edhe tani informacio­nin. Jemi vonë, duhet të kishte filluar puna për sezonin e ardhshëm. Kjo po shkon kujt t'i mbetet topi", u shpreh Haxhiu.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania