Panorama Sport (Albania)

Vllaznia, ungu mban “peng” merkaton

Kryebashki­akja Ademi do takojë stafin javën e ardhshme

- ADMIR URUÇI

Vllaznia pritet të nisë javën e ardhshëm ndërtimin e skuadrës së sezonit të ardhshëm, e cila ndryshe nga kampionati që sapo u mbyll do të ketë objektiva të tjera. Shkodranët mbyllën një sezon futbollist­ik jo shumë pozitiv, pasi siguruan mbijetesën pas një barazimi në shtëpi në javën e fundit ndaj Tiranës, duke rrëzuar bardheblut­ë një kategori më poshtë. Gjithsesi, tashmë në kampin kuqeblu janë duke menduar për të ardhmen dhe merkato do të nisë pikërisht nga trajneri Cungu. Edhe pse është folur se ky i fundit ka kontratë edhe për një vit tjetër me Vllazninë, sërish palët do të ulen në bisedime. Synohet që trajneri të bindet për të vazhduar punën, por të paktën deri në fund të kësaj jave nuk do të ketë një akord me të, pasi ai vazhdon të jetë me pushime. Pas rikthimit të Cungut në Shkodër, kryebashki­akja Voltana Ademi do të ketë një takim me të gjithë stafin e skuadrës për të vendosur piketat e së ardhmes. Nga ana tjetër, lojtarët janë në pritje të zhvillimit të takimit, pasi në njëfarë mënyre do të vendoset edhe e ardhmja e tyre në ekip. Megjithatë, vendimet për skuadrën do t'i marrë trajneri, që në rast se do të vazhdojë të jetë Cungu do t'i ketë idetë shumë të qarta për ata që nuk i nevojiten më në organikën e ekipit edhe për sezonin e ri.

LARGIMET - Në një moment të tillë kur skuadra është pushim, aludimet për largimet dhe afrimet e sezonit të ri janë të mëdha. Megjithatë e sigurt është se disa nga lojtarët jovendës nuk do të jenë më pjesë e Vllaznisë, madje një pjesë e tyre ka nisur të kërkojë një tjetër skuadër për të vazhduar karrierën. Një gjë është e sigurt se nga skuadra do të largohen dy malazezët Cicmili e Agoviç, pasi paraqitja e tyre në fund ka lënë të zhgënjyer stafin shkodran. Malazezi i mbrojtës madje është larguar nga stafi javën

para përfundimi­t të sezonit që pas takimit të zhvilluar në Korçë. Ndërsa Agoviç, pavarësish­t se ka qenë me ekipin edhe në takimin me Tiranën, shihet si totalisht i larguar. Një largim i sigurt është edhe ai i Bakajt, i cili para ndeshjes me Tiranën ka

krijuar një situatë të pakëndshme me ekipin. Edhe Pepaj është një lojtarët që është aktivizuar më pak minuta nga gjithë të ardhurit, duke mos bindur drejtuesit. Kurse Mulemo i ardhur në merkaton e janarit nuk arriti që të binte drejtuesit për ta shikuar mundësinë e një rinovimi. Po e njëjta gjë mund të thuhet edhe për Bicajn, në drejtim të të cilit filluan të vinin edhe ofertat e para. Ndërsa Vrapi mund të shihet nga klubi si një alternativ­ë edhe për sezonin e ri, duke parë paraqitjet e mira që ka bërë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania