Panorama Sport (Albania)

Vllaznia, kampione për të rinj

Barazim dhe shumë emocione gjatë 90 minutave, të kuqtë shënojnë vetëm një 11-metërsh

- ABDULLA DUSHKU

Vllaznia shpallet ka mpione për të rinj. Pas ngjitjes së Vllaznisë B në Kategorinë e Parë, mbijetesës së skuadrës së parë në sfidën e fundit, dje ka qenë dita e U-19 që i ka bërë një mbyllje perfekte sezonit. Finalja e të rinjve ndaj Partizanit u zhvillua në "Elbasan Arena" ku u prodhua një ndeshje e bukur dhe e luftuar. Koha e rregullt u mbyll në barazim 1-1 dhe u deshën goditjet e penalltive që Vllaznia të fitonte titullin. Kuqeblutë fituan 3-1 pas penalltive.

NDESHJA

Ka qenë një pjesë e parë e zotëruar totalisht nga të kuqtë e Ylli Shehut, të cilët kanë organizuar sulme të rrjedhshme nga mesfusha ku spikasin Kumanova, Smaçi e Haxhiu, që shpeshherë merr rolin e sulmuesit të mirëfilltë. Skuadra shkodrane ka preferuar të luajë e ngjeshur në mbrojtje dhe të përdorte si armë kundërsulm­in, por që këtë radhë ka dështuar, pasi ka gjetur një mbrojtje mjaft të ngjeshur, ku Fetaj- Çela- Doksani e Prodani nuk çahen kollaj, duke mos lëshuar terren ndaj sulmuesve shkodranë Tula e Palushani. Ndërkohë që në gjuajtjet drejt portës skuadra shkodrane tregohet më e rrezikshme. Në të 6-ën, 8-ën dhe 12-ën është Qorri që rrezikon dhe vë në provë Bajrin, por pa rezultat. Në të 28- tën është kombinimi Qori-Bajramaj dhe ky pason te Demiri që e shtyn drejt rrjetës dhe 1-0 për Partizanin. Në të 35-ën është Hyseni që kroson në zonë dhe Çela për pak sa nuk shkakton autogol, por është portieri Dajsinani që pret bukur. Në të 41-ën është Haxhiu që godet nga larg, topi shkon te Bajramaj që godet, por Brahimi largon duke shpëtuar portën e tij nga goli. Në të 44- ën, Brahimi ekzekuton një goditje dënimi nga 18 metra diagonal dhe kalon paksa mbi traversë. Kështu mbyllet

fraksioni i parë me fitoren 1-0 të Partizanit. Fraksioni i dytë nis edhe më i bukur, pasi goli i Partizanit ka zgjuar shkodranët, të cilët e kanë kërkuar barazimin me ngulm. Deri në gjysmën e kësaj pjese është përsëri dyshja Haxhiu- Kumanova që

shkëlqen në sulm dhe kanë mundësinë të dyfishojnë. Ndërkohë që Vllaznia përsëri ka besim te kundërsulm­i dhe më në fund ia arrin qëllimit. Në të 63-ën ka një shpërthim të bukur të Bajramit brenda zonës që godet mjaft bukur, por topi

grushtohet nga portieri Bajri. Pas këtij momenti, skuadra shkodrane hidhet në sulm ku nga e majta është Tula që, pasi u ka ikur mbrojtësve, nxjerr të lirë Lekajn, i cili nuk e ka të vështirë të shënojë dhe 1- 1. Minutat e mëvonshme nuk prodhojnë gola të tjerë e detyrimish­t skuadrat u drejtohen gjuajtjeve të penalltive. Për sa u përket 11- metërshave, për Vllazninë shënuan Miloti, Rajçevic dhe Pusi, ndërsa Brahimi ka humbur në penalltinë e katërt duke goditur traversën. Ndërsa, për Partizanin, Kumanova

humbet penalltinë e parë që e pret portieri Bajri. Më pas është Haxhiu që shënon penalltinë e vetme për të kuqtë, ndërsa Smaçi e nxjerr jashtë, ndërsa goditjen e Fetajt e pret Bajri. Në fund, Vllaznisë iu dorëzua trofeu i kampionit të U-19.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania