Panorama Sport (Albania)

Mbyllet kampionati rajonal, Spartaku kampion

Skuadra e drejtuar nga Mariglen Menaj mund Tiranën 9 në sfidën e fundit

-

Ka përfunduar kampionati rajonal për zonën e Tiranës për të rinj, ku skuadra e Spartakut të Tiranës u shpall kampione duke u renditur në vendin e parë në një kampionat me 8 skuadra të shtrira në tri faza. Skuadrat pjesëmarrë­se të këtij kampionati ishin: Spartaku i Tiranës, Tirana "9", Tirana "A", Dinamo "I", AF Dinamo, Arena, Partizani dhe Shkëndija, duke zhvilluar secila skuadër nga 21 ndeshje. Në përfundim, skuadra e Spartakut u rendit e para me 20 fitore dhe një barazim, duke shënuar 67 gola dhe pësuar 17, duke grumbullua­r 61 pikë. Në ndeshjen e fundit të luajtur në kompleksin "Olimpik" të Tiranës, skuadra e Spartakut e drejtuar nga trajneri Mariglen Menaj luajti ndaj vendit të dytë Tirana 9 që drejtohet nga trajneri Hyqmet Hasko. Takimi u mbyll me fitoren e Spartakut 2-1. Në përfundim të ndeshjes u zhvillua dhe ceremonia zyrtare e dorëzimit të kupës, ku përgjegjës­i i kësaj zone rajonale, Agim Mone, i ndihmuar dhe nga delegati i ndeshjes, Përparim Hyseni, kanë shpërndarë medaljet. Për sa i përket ndeshjes, ishte një lojë e bukur dhe emocionues­e, pasi luanin dy skuadrat më të mira të kësaj zone. Skuadra e Spartakut ishte më superiore, krijoi mjaft raste, por portieri i kryeqyteta­sve, 15- vjeçari Leti Mahmudi u tregua mjaft i saktë. Golat u shënuan fillimisht nga Gani Hoxha në limit të pjesës së parë. Në fraksionin e dytë është Indrit Bardhi i aktivizuar në pjesën e dytë të ndeshjes që barazon shifrat në 1- 1. Por, Spartaku arrin të gjejë golin e fitores në minutën e 71-të, me anë të Alban Metaliajt. Abdulla Dushku

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania