Panorama Sport (Albania)

Apeli vendos kampionati­n në tavolinë, ja dyshimet e vendimit

-

Megjithëse ka më shumë se dy javë që ka përfunduar kampionati dhe lojtarët kanë nisur pushimet, është FSHF që mendon për të ndryshuar verdiktet në tavolinë. Dje, Komisioni i Apelit vendosi t'i japë fitoren në tavolinë Gramozit për sfidën ndaj Këlcyrës, duke bërë që kolonjarët t'i shpëtojnë rënies nga Kategoria e Dytë. Pas vendimit të djeshëm është Skrapari që duhet të bjerë në Kategorinë e Tretë.

VENDIMI

"Ndryshimin e vendimit nr. 15 datë 10.05.2017 ( pika 10) të Komisionit të Disiplinës pranë FSHF si më poshtë: Pranimin e kërkesës së KF 'Gramozi'. Dënimin e KF 'Këlcyra' me humbjen e ndeshjes kundër KF ' Gramozi' me rezultatin 3- 0, për aktivizim të lojtarëve që nuk kishin të drejtë të luanin. Dënimin e KF ' Këlcyra' me gjobë në masën 600.000 lekë. Në zbatim të nenit 136/1/b) të KDS, gjoba të aplikohet në masën 20% e barabartë me 120.000 lekë. Dënimin e KF ' Këlcyra' me zbritjen e tri pikëve në klasifikim", thuhej në vendimin e djeshëm të Apelit. Në këtë mënyrë, ky komision rrëzon Disiplinën, në një kohë që nuk ka ndryshuar asgjë, pasi nëse lojtarët që nuk kanë të drejtë të luajnë dhe kanë qenë në fushë për skuadrën e Këlcyrës, atëherë Gramozit duhej t'i jepej fitorja që në vendimin e parë nga Disiplina. Në atë takim, Këlcyra fitoi 5-4 në Ersekë. Ndërsa, me 3-pikëshin e djeshëm të dhënë në tavolinë nga Apeli, kolonjarët ngjiten në kuotën e 23 pikëve, po aq sa ka edhe Skrapari i vendit të parafundit. Por në përballjet direkte mes kolonjarëv­e dhe çorovodasv­e, është pikërisht Gramozi më i avantazhua­r. Sfida e parë në Skrapar është fituar nga vendësit 2-1, ndërsa në Ersekë ka fituar Gramozi 40. Në këtë mënyrë, në bazë të golave të shënuar dhe pësuar në përballjet direkte, është Gramozi që ngjitet i parafundit dhe Skrapari përfundon në Kategorinë e Tretë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania