Panorama Sport (Albania)

on o l ajmë pa pen je, ënjen k t otë e n k ka rikë

Kapiteni$ %Topi i &rtë%, gjëja e fundit që më kalon nëpër mend

-

xndrra e Juventusit është një hap larg dhe finalja e Champions-it afrohet në vetëm 24 orë. "Do ta luajmë pa pasur pengje dhe me bindjen se mund t'ia dalim", thotë }hixhi Bufon në një intervistë për "Premium Sport". "Topi i Artë në rast fitoreje~ Prioriteti im i vetëm është motivimi që më ka shtyrë deri këtu dhe të mbyll një cikël. Kjo është e vetmja gjë që më intereson, të tjerat nuk janë prioritare", shpjegoi kapiteni bardhezi. Kjo kupë është trofeu i vetëm i madh që i mungon dhe do të ishte kurorëzimi i një rrugëtimi të gjatë, i një karriere stratosfer­ike. Bufon është i ndërgjegjs­hëm për gjithçka: "Kjo do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishm­e, ashtu siç ishte ajo e dy viteve më parë kundër Barcelonës dhe ajo e 14 viteve më parë ndaj Milanit. Fakti që, pas dy viteve rikthehemi në këto nivele dhe fituam përsëri përgjegjës­inë për të shkruar historinë e futbollit italian dhe europian, do të thotë se rrugëtimi ynë është rrethuar nga vlera të rëndësishm­e dhe na ka dhënë rezultate të vlefshme". MBROJTJA - Prapavija është arma më e rëndësishm­e e kampionëve të Italisë, mbi të gjitha kur përballë do të ketë njëfarë CR7: "Në një finale të tillë, përqendrim­i është në nivelet maksimale që disa orë përpara ndeshjes, pavarësish­t kundërshta­rit që ke përballë. Pastaj sigurisht që, nëse përballë ke futbollist­ë si Ronaldo, Benzema apo Bejl, duhet ta kesh vigjilencë­n pak më të lartë". "TOPI I ARTË" - Ka shumë nga ata që mendojnë se një sukses në Kardif nesër do të ishte vendosja e duarve te "Topi i Artë" për kapitenin, por }hixhi as që e ka mendjen te trofeu individual: "Prioriteti im i vetëm është motivimi që më ka shtyrë deri këtu dhe mbyllja e një cikli. Kjo është e vetmja gjë që më intereson. Pjesa tjetër janë pasoja të rëndësishm­e dhe të dobishme, por nuk janë ato prioriteti". Fjala "frikë" as që nuk mund të përmendet te një prej portierëve më të mirë të historisë: "Frikë për finalen~ Kam aq sa duhet kur luhen këto ndeshje. Por duhet gjetur guximi për ta mposhtur këtë frikë dhe shpesh ia arrij. Për këtë arsye ndihem shumë i fortë se ata që nuk ndiejnë frikë apo thonë se nuk kanë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania