Panorama Sport (Albania)

naliza e !e"or #o pri ni pektakël, "o të për n"ojë $%&

%2izu preferon 3ejlin, Reali fiton në mesfushë%

-

Mundja e Juventusit në finalen e Champions-it, është diçka që Klarens Sedorf di ta bëjë shumë mirë, pasi ai ishte pjesë e skuadrës madrilene që fitoi titullin e shtatë kampion në Europë në finalen e sezonit 1997/'98. Por holandezi e ka fituar kompeticio­nin edhe me Ajaksin dhe dy herë me Milanin. Në një intervistë për "Marca", legjenda e mesfushës flet për suksesin në Amsterdam dhe analizon edhe finalen e këtij sezoni në Kardif.

Si janë ditët e fundit përpara një finaleje të Ligës së Kampioneve?

Ndonjëherë kur luan një ndeshje në kampionat përpara nuk ke shumë kohë të mendosh, por te finalja e trofeut të shtatë ne patëm thuajse një muaj kohë për t'u përgatitur psikologji­kisht. Reali këtë herë ka pasur vetëm 10 ditë kohë dhe është normale që të jetë disi i relaksuar. Kjo i ka bërë mirë. Janë ditë që duhet t'i përgatitës­h mirë dhe pushosh sa duhet. Më kujtohet që flija shumë dhe isha në një dhomë me Roberto Karlosin. Ai grup formohej nga miq që unë i ruaj kontaktet edhe sot me Mijatoviç, Sançez, Karembë, Karlos. Ishim një grup special shokësh. Tani duhet të rikarikosh bateritë. Në sa më shumë finale që të luash, më të lehtë e ke që t'i përgatitës­h.

Cila nga ndeshjet e tua të Champions- it të kujtohet se të ka vendosur më shumë nën presion?

Secila ka pasur tensionin e saj, veçanërish­t në ato që luaja kundër Ajaksit, por presioni është më i madh për tifozët sesa për njerëzit brenda klubit. Në këto 10 vitet e fundit Reali ka bërë shumë mirë në Ligën e Kampioneve, prandaj pritshmëri­të janë shumë të larta. Për trofeun tonë të shtatë kishte një ndjesi optimizmi dhe energjie.

Ju keni qenë gjithnjë vendimtar në ndeshjet e rëndësishm­e. Përse nuk mund të gjithë ta bëjnë këtë lloj diference?

Një nga gjërat më të rëndësishm­e përpara një finaleje është që të ruhet qetësia dhe unë kisha besim të madh tek aftësitë e mia. Në kohë të vështira arrija që të përmirësoh­esha edhe më shumë, sepse kur kisha muaj të vështirë përpara, përpiqesha t'i hidhja pas krahëve. Është çështje karakteri. Kur kishte më shumë presion dhe përgjegjës­i mendoja se ka gjëra më të rëndësishm­e dhe këto nuk ishin çështje për jetë a vdekje. Ky është momenti kur unë u rrita dhe u ndjeva më i fortë.

A ishit në gjendje që t'ua transmeton­it këtë energji shokëve të skuadrës?

Po, kur disa nuk kishin një karakter të fortë. Mendoj se kjo ishte ngjitëse. Grupi e kuptoi menjëherë që unë e kisha dhe më bëri të ndihesha i rëndësishë­m. Por duhet thënë se grupi që fitoi "La Septima" kishte disa personalit­ete të spikatura dhe gjatë finales kishte disa lojtarë që donin topin. Fernando Hierro dhe Roberto Karlos nuk kishin ndonjë problem, ata i shikoje gjithnjë që të sakrifikoh­eshin për skuadrën.

Cilët janë këto personalit­ete në skuadrën e sotme?

Pa dyshim kapiteni! Marselo ka gjithashtu karizëm. Toni Kros transmeton qetësi dhe Kristiano Ronaldo nuk ka nevojë që të flasë për të treguar atë që përfaqëson. Bejl tregon gjithashtu se sa mirë luan në ndeshjet e mëdha.

Ju do të aktivizoni­t Iskon apo Bejlin titullar kundër Juves? Unë mendoj se nëse Bejl do të jetë gati fizikisht, atëherë ai do të luajë. Nuk e di nëse Zidan do të dojë ta rrezikojë dhe më pas të detyrohet të bëjë një ndërrim. Por nëse shikoni ndeshjen kundër Barcelonës, ai zgjodhi Bejlin dhe nëse uellsiani do të jetë gati, atëherë Zidan do të marrë atë parasysh si zgjedhje të parë.

Çfarë ndeshjeje do të luhet në Kardif?

Shumë taktike. Nuk pres një finale me spektakël dhe shumë gola, edhe pse do dëshiroja që të ndodhte pikërisht kjo. Shoh më shumë një rezultat 1- 0 për secilën nga ekipet, që do të vijë nga një goditje këndi apo standarde. Juventusi do të luajë në kundërsulm dhe Zidan mendoj se do të zgjedhë gjithashtu të njëjtën taktikë. Të dyja do të përpiqen që të përdorin forcën dhe shpejtësin­ë e tyre. E vetmja gjë që mund ta bëjë të vështirë për Realin është kur ata të jenë të detyruar që të nisin topin dhe do ta kenë të pamundur që të ndërtojë një sulm. Por unë kam frikë se Juventusi do t'u bëjë presing të fortë. Kundër Barcelonës ata ishin më të mirët, por pasi shënuan u mbyllën pas. Madridi nuk luan si Barça, janë më të disiplinua­r taktikisht dhe ndërmarrin më pak rreziqe në mbrojtje.

Ku do të fitohet ndeshja? Juventusi është një skuadër shumë e fortë në tërësi. Ata e dinë çfarë duhet të bëjnë, janë të disiplinua­r dhe kanë shumë kualitet si në sulm, ashtu edhe në mbrojtje. Niveli i tyre është disi më i ulët në mesfushë dhe është pikërisht këtu ku Reali mund të fitojë. Zidan e di që janë superiorë në këtë repart.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania