Panorama Sport (Albania)

Del Piero: Juve, mund t’ia dalësh!

“Reali një klub unik dhe me dy profesioni­stë si Zidan e Ronaldo është i frikshëm”

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Alesandro Del Piero do të shohë një tjetër finale të skuadrës me të cilën luajti thuajse gjatë gjithë karrierës së tij. Sigurisht, ai bën tifozllëk për Juventusin, por ka kujtime të bukura nga duelet kundër Realit të Madridit. Ish- sulmuesi bardhezi, në një intervistë për "Gazzetta dello Sport", analizon finalen e Kardifit.

Aleks, çfarë përfaqëson­te për ju Reali i Madridit?

Reali i Madridit ka qenë gjithmonë klubi më i madh në botë, diçka unike, njësoj si Kombëtarja e Brazilit apo Los Anxheles Lejkërs në basketboll­in amerikan.

Si e përjetuat natën që "Santiago Bernabeu" ju nderoi?

Nata në të cilën i gjithë "Bernabeu" u çua në këmbë për mua dhe më duartrokit­i, edhe pse i kisha shënuar dy gola Realit, ishte mbrëmja më emocionues­e që kam përjetuar në karrierë.

Juventus-Real është finalja përrallore?

Është finalja më e bukur që mund të luash, nëse në fund e fiton atë. Por është gjithashtu e vërtet që gjithçka fiton, pavarësish­t rivalit që ke përballë, sërish është diçka e bukur.

Çfarë mund të na thoni për Zinedin Zidanin?

"Zizu" është një nga miqtë e mi më të mirë dhe me atë nuk

mund të jem kurrë një rival. Mund të them vetëm se ai është një profesioni­st i madh dhe, përveç atyre që ka bërë në fushë, tashmë edhe si trajner po konfirmon ide loje fantastike për t'iu përshtatur futbollit të sotëm.

Finalja e 1998-ës kundër

Realit është pengu juaj më i madh?

Çdo finale e humbur është një plagë më vete, por realisht, finalja e Championsi­t e atij viti ishte ndër ato që na dogji më shumë.

Sipas jush, është më i fortë ky Real apo Barcelona

e finales së Berlinit, dy vite më parë?

Nuk është çështja që je më pak apo më shumë i fortë. Ndaj Barcelonës, Juventusi kishte një mesfushë të përbërë nga Pirlo, Vidal, Markizio dhe Pogba. Një finale ka të bëjë më shumë me nivelin e maturisë

që ka arritur një klub. Sot e kësaj dite, Juvja është më e ndërgjegjs­hme dhe ka më tepër vetëbesim për të luftuar për titullin europian. Reali nuk është më pak i fortë sesa Barcelona e dy viteve më parë. Është një ekip i fortë, i cili do t'ia bëjë të vështirë jetën Juves.

Tri arsye që ju bëjnë të besoni te fitorja e Juventusit?

Bufon, Kielini dhe Markizio. Tre miq, tre shokë që kompletojn­ë njëri- tjetrin, përbëjnë boshtin e Juves dhe janë shpirti i tifozërisë.

Cili është favorit, sipas jush, për finalen e Kardifit?

Nuk mendoj se ka favoritë. Juventusi duhet të tregohet i duruar dhe cinik në manovrat sulmuese dhe ato mbrojtëse. Duhet të gjejë momentin e duhur dhe të mos çekuilibro­het për asnjë moment gjatë sfidës.

Në skuadrën rivale do të jetë Kristiano Ronaldo...

Kristiano sivjet po vihet edhe në shërbim të skuadrës dhe për këtë duhet përgëzuar Zidani, sepse vetëm atij i është përgjigjur në këtë mënyrë. Kur ke një lojtar me atë përqindje realizuese si ai...

Cili meriton, sipas jush, të fitojë "Topin e Artë"?

Do të isha i lumtur sikur ta fitonte Bufon.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania