Panorama Sport (Albania)

Pëlqehet Luis Gustavo, Interi presion Nisës edhe për Dalbert

Zikaltrit nuk presin për trajnerin e ri dhe mësyjnë në merkato

-

Nëpërmjet drejtuesit Ausilio, Interi i ka bërë një ofertë klubit francez të Nisës për mbrojtësin Henrike Dalbert. 23-vjeçari ka qenë një nga zbulimet e kampionati­t francez në sezonin që sapo u mbyll dhe mbi të janë sytë e disa nga klubeve më në zë europiane. Për braziliani­n, klubi nga jugu i Francës kërkon 30 milionë euro, shumë kjo e cilësuar e tepërt, pasi lojtari ka zhvilluar vetëm një sezon në nivele të larta dhe përvoja e tij në Europë është e pakët. Sidoqoftë, drejtuesit zikaltër nuk duan të heqin dorë nga mëngjarash­i për të cilin patën ofruar fillimisht 6 milionë euro, ndaj po përgatisin një ofertë të re për të bindur drejtuesit francezë, pasi lojtari me sa duket ka dhënë pëlqimin e tij për këtë transferim. Përveç klubit, një problem tjetër që shqetëson jo pak është pasaporta e futbollist­it, pasi ai nuk është komunitar dhe blerja e tij kërkon një studim më të hollësishë­m, sidomos në kuadër të blerjeve të tjera që synohen në merkaton e klubit me qendër në rrugën "Vitorio Emanuele" të Milanos. Kërkesa siç thamë, 30 milionëshe, është një përpjekje për të arritur në një arkëtim prej 15 milionë eurosh,

shifër që sidoqoftë zikaltrit nuk kanë ndër mend të shpenzojnë për 23vjeçarin. Nëse edhe oferta e radhës do të refuzohet, atëherë Ausilio do të përpiqet të përfshijë në marrëveshj­e dy lojtarë të ekipit të të rinjve zikaltër, siç janë francezët Ondre Gravijon dhe Aksel Bakajoko. L.GUSTAVO - Nëse për lojtarin e Nisës ka disa probleme, mediat gjermane shprehen të sigurta për fatin e Luiz Gustavos. Mesfushori do të jetë përforcimi për mesfushën zikaltër, pavarësish­t se për të flitej një kalim te Milanit, zëra të përgënjesh­truara nga vetë agjenti i futbollist­it. Dyshja gjermane si "Sport Bild" dhe "Kicker", duke analizuar largimet e mundshme nga Volfsburgu, flet për braziliani­n dhe kolegët e tij Diego Benalio dhe Rikardo Rodriguez si largimet e para pas shpëtimit prej rënies nga kategoria. Kostoja e 30-vjeçarit është gjithashtu 15 milionë euro, ashtu si për Dalbert, por ndryshe nga patrioti për Gustavon nuk përfshihen diskutime të natyrave teknike apo pasaporte, duke qenë se prej 5 vitesh është "gjerman".

 ??  ?? Dalbert Henrike
Dalbert Henrike

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania