Panorama Sport (Albania)

Mesi: Valverde? Nuk i njoh metodat e tij

Sulmuesi, "i habitur" për emërimin e trajnerit

- Përgatiti: ENDRIT REXHO

Tashmë është bërë gjithçka zyrtare, trajneri i ardhshëm i Barcelonës do të jetë Ernesto Valverde. Trajneri spanjoll u është bashkuar blaugranav­e, pas eksperienc­ës së tij katërvjeça­re tek Atletiko Bilbao. Ai e mori drejtimin e këtij ekip në vitin 2013 dhe arriti të bënte një punë shumë të mirë që në vitin e parë, ku e renditi klubin në vendin e katërt ( një vit më parë e kishin mbyllur kampionati­n në vendin e 12- të). Por emërimi i tij duket se nuk ka marrë aprovimin e lojtarëve, duke u bazuar te deklarata e Andres Iniestas disa ditë më parë dhe tek ajo e Lionel Mesit gjatë ditës së djeshme. "Mënyra se si ai i bën ekipet e tij të luajë do t'u pëlqejë shumë tifozëve tanë. Ne kemi mësuar për emërimin e tij vetëm nga ana e mediave. Nuk ishim në dijeni të një tratative të mundshme. Ne, lojtarët që kemi më shumë vite këtu, nuk na është kërkuar asnjë mendim për sa i përket këtij emërimi. Nuk besoj se kjo ka ndonjë ndikim te ne, ai është thjesht trajneri ( qesh)", ka qenë deklarata e Iniestas disa ditë më parë. Me sa duket, lojtarët nuk kanë dëshiruar emërimin e Valverdes, por atë të Sampaolit, i cili tashmë ka firmosur me Kombëtaren e Argjentinë­s.

LIONEL MESI

Gjatë ditës së djeshme ka ardhur dhe zyrtarizim­i i Valverdes, i cili do të zërë vendin e Luis Enrikes, duke u bërë trajneri më i ri i Barcelonës. Gjatë një eventi promociona­l që zhvillohej në Kinë, ylli argjentina­s, Lionel Mesi, ka thënë mendimin e tij për sa i përket emërimit të ish- trajnerit të Atletiko Bilbaos: "E njoh Ernesto Valverden, pasi jemi përballur disa herë me Bilbaon, por nuk e di ende se cila është metoda e tij e punës. Nuk e kam ditur aspak që ai do të ishte trajneri ynë i ardhshëm. Këtë gjë e mësova dje kur ai u zyrtarizua. Gjatë javëve të ardhshme do të kemi mundësinë që të njihemi nga afër me të dhe strategjit­ë e tij. Ne kemi si qëllim që të fitojmë të gjithë trofetë e mundshëm, kështu ka qenë gjithmonë. Këtë gjë do ta provojmë ta bëjmë dhe sezonin e ardhshëm".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania